Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2023

SHBA: OKB-ja t'i nxisë talibanët të heqin kufizimet për gratë

0
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojë një rezolutë që u bën thirrje autoriteteve të udhëhequra nga talibanët në Afganistan, të heqin kufizimet për gratë që punojnë për grupet e humanitare ose ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme, thanë diplomatët.


Këshilli prej 15 anëtarësh u takua të premten më 13 janar - me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Japonisë - për të diskutuar lidhur me vendimet e administratës së udhëhequr nga talibanët islamikë, e cila mori pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit 2021.


Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit se duke pasur parasysh peshën e situatës, duhet të miratohet unanimisht një rezolutë që dënon kufizimet dhe bën thirrje për anulimin e menjëhershëm të tyre, thanë diplomatët.


Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë anëtarët do ta mbështesnin një lëvizje të tillë formale nga Këshilli. Për miratimin e rezolutës janë të nevojshme nëntë vota pro dhe pa vetot nga Rusia, Kina, Britania, Franca apo Shtetet e Bashkuara.




Këshilli i Sigurimit me konsensus u pajtua lidhur me deklaratën jozyrtare të muajit të kaluar që bënte thirrje për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave dhe vajzave në Afganistan, duke dënuar ndalimin e grave që të ndjekin universitetet ose të punojnë për grupe humanitare.


Përpara takimit të së premtes, 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit - përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën - lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje talibanëve të anulojnë të gjitha masat shtypëse ndaj grave dhe vajzave.


Administrata e udhëhequr nga talibanët, më 14 dhjetor, njoftoi ndalesën ndaj punonjëseve humanitare. Ky vendim erdhi pas ndalesës, në fillim të muajit të kaluar, për gratë që të ndjekin universitetet. Vajzave u është ndaluar ndjekja e shkollës së mesme, në muajin mars.


Kombet e Bashkuara kanë raportuar se 97 për qind e afganëve jetojnë në varfëri, dy të tretat e popullsisë kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar dhe 20 milionë njerëz përballen me urinë akute.




Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell e përshkroi ndalimin e punonjëseve humanitare si “të gabuar dhe të rrezikshëm”, sipas komenteve të saj të përgatitura për një takim të Këshillit të Sigurimit, të premten, në të cilat Reuters ka pasur qasje.


“Nuk është hiperbolë të thuash se pa to do të humbasin jetë, do të vdesin fëmijët”, tha ajo.


Russell gjithashtu tha se UNICEF-i po shqyrton ndikimin e kësaj ndalese në punën e tij dhe se “me zhvillimin e situatës, do të duhet të marrim vendime të vështira lidhur me atë se cilat aktivitete mund të vazhdojmë dhe cilat duhet të pezullohen”.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net