Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2022

Prokuroria: Pantiq u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore

0
Prokuroria: Pantiq u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Dejan Pantiqit i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Prokuroria tha se ky ndryshim u bë për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”, u tha në njoftim.

Prokuroria tha se pas vizitave të ekipeve mjekësore të misionit të EULEX-it, është konstatuar se Pantiq nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rekomanduar që ai dërgohej në një qendër spitalore, “megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”.

Më herë gjatë 28 dhjetorit, avokati i Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Pantiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se nuk është në dijeni për procedurën gjyqësore nëpër të cilin po kalon Pantiqi.

Megjithatë, ai pyeti se cili prokuror do të miratonte një kërkesë për dërgimin në arrest shtëpiak, për një person, që sipas tij, “ka akuzë për terrorizëm”.

“Ajo çfarë unë kam dëgjuar është se meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme me zemër, do mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. A është e arsyeshme, e vendos gjyqësore. Pra, është gjykatësi i procedurës paraprake me rastin e kërkesës së prokurorit”, tha Kurti.

“Mirëpo, kur ke një akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kureshtar të kuptoj se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, shtoi ai.

Kundër vendimit për Pantiqin u shpreh edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi si "aktin më të rëndë që mund t'i bëhej vendit nga institicionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues".

"Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkojë në arrest shtëpiak, madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak", shkroi ajo në Facebook.

Ndërkaq, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur shqetësim për “kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u informuar me emrin e gjyqtarit”, i cili ka marrë vendim ligjor për ndërrimin e masës së ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Rikujtojmë kryeministrin se gjyqtarët janë dhe duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën në 10 dhjetor nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Më 27 dhjetor, në veri u vendosën edhe dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit në Merdare.

Për shkak të ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë konfirmuar se Pantiq po mbahet në një stacion policor afër Jarinjës. Kosova ka kërkuar ndihmën e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) për transferimin e Pantiqit.

EULEX i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 23 dhjetor se ende po e shqyrton mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiqit.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Zyrtarët serbë më herët kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar Pantiqit trajtimin e duhur shëndetësor, por ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më 22 dhejtor se ai gëzon shëndet të mirë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

ЦСКА обыграл «Зенит» в Санкт-Петербурге впервые за 13 лет


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко испытала проблемы после снятия Рыбакиной с турнира в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Климатический апокалипсис? В Москве снег, в Сочи полярные сияния из-за сильнейших магнитных бурь





Путин в России и мире
Москва

Приказ Путина об учениях с ядерным оружием вызвал бурную реакцию в Вашингтоне


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Святая миссия русского солдата


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Моргенштерн

У Моргенштерна* что-то случилось? Рэпер пообещал рассказать все на стриме



Москва

Глава Чечни сообщил, что власти Гвинеи-Бисау пообещали в ее столице построить проспект Ахмата-Хаджи Кадырова

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net