Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2022

Rigjykimi i Mijallkovit rrezikon vjetërsimin e lëndës

0
Rigjykimi i Mijallkovit rrezikon vjetërsimin e lëndës

Rikthimi në rigjykim i rastit kundër drejtorit të Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, i cili është dënuar me 12 vjet burgim, ka rrezik ta vjetërsojë lëndën, rrjedhimisht ai të mbetet i lirë. Kështu vlerëson organizata joqeveritare që monitoron punën e gjykatave dhe rrjedhën e proceseve gjyqësore “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

“Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e lëndës në rigjykim, pritet të kemi përsëri një procedurë gjyqësore shumë të gjatë dhe kjo rrezikon që të vjetërsohet lënda”, ka theksuar drejtori i koalicionit “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, Darko Avramovski.

Lënda “Target Fortesa” që ka të bëjë me aferën e përgjimeve, ku si akuzuar i parë është Mijallkov, vjetërsohet në vitin 2025, ndërkaq vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit që ajo të kthehet në rigjykim, i jep shans vjetërsimit të lëndës.

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, përmes një grupi punues të ekspertëve do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të lëndës për përgjimin masiv, vepër e cila i ngarkohet ish-drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. Përkatësisht, koordinatori i Gjykatës së Apelit së bashku me grupin e punës të themeluar nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të duhet t’i zbardhë arsyet pse lënda në fjalë qëndroi në sirtar për një vit.

“Këshilli Gjyqësor nuk do të hyjë dhe nuk ka kompetenca të vlerësojë vendimin e Gjykatës së Apelit, por do të shqyrtojë nëse ka marrë pjesë gjykatësi, i cili nuk ka pasur të drejtë të marrë pjesë në marrjen e vendimit [për shkak të plotësimit të kushtit për pension], si dhe do të vlerësojë nëse ka pasur shkelje gjatë rrjedhës së procesit, përkatësisht zvarritjes së procesit”, ka theksuar kryetarja e Këshilli Gjyqësor, Vesna Dameva.

Këto reagime pasojnë vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup më 16 dhjetor për anulimin e vendimit të Gjykatës Penale, e cila e kishte dënuar me 12 vjet burgim ish-drejtorin e Policisë Sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, për aferën e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga ish-kryetari i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev.

Pas këtij vendimi lënda për ish-drejtorin e Policisë Sekrete kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale të Shkupit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është shprehur “i tronditur” nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për anulimin e vendimit të Gjykatës Penale për rastin e Mijallkovit.

"Vendimet e tilla vetëm minojnë besimin e qytetarëve se reformat reale në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të mundshme", ka thënë Pendarovski më 17 dhjetor.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit të hënën vendimin e marrë për rikthimin e lëndës në rigjykim e ka arsyetuar me “shkeljet përmbajtjesore të dispozitave të Ligjit mbi procedurën penale”.

“Gjykata e Apelit ka konstatuar se ekziston papajtueshmëri mes aktvendimit dhe versionit në formë të shkruar, përkatësisht në vendimin e shkruar nuk janë potencuar dhe theksuar veçmas veprimet kundërligjore për çdo të akuzuar”, theksohet në komunikatën për media nga Gjykata e Apelit në Shkup.

Qytetarët vazhdojnë të humbin besimin në sistemin gjyqësor

Zgjatja e proceseve gjyqësore jashtë afateve të arsyeshme dhe ndërhyrja e politikës në gjyqësor ka bërë që qytetarët të humbin besimin në sistemin drejtësisë.

Anketa e fundit e realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtarë IRI, e cila u publikua të hënën, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë humbur besimin në sistemin gjyqësor, përkatësisht vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit.

Anketa e një viti më herët tregoi se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit.

Edhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ka pranuar se mosbesimi i qytetarëve ndaj gjyqësorit paraqet problem dhe se organet gjyqësore duhet të shkarkohen nga presioni i politikës.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Автомобили «Москвич» будут собирать по технологии полного цикла


Спорт в России и мире
Москва

Независимый фантастический триллер из девяностых


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв в трёх сетах обыграл Маркоса Гирона и вышел в третий круг «Мастерса» в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Синоптик Шувалов: в Москве потеплеет до +15 градусов, заморозки прекратятся





Путин в России и мире
Москва

ПРЕДСТАВИТЕЛИ РУКОВОДСТВА РОСГВАРДИИ ПРИНЯЛИ УЧАСТИЕ В ИНАУГУРАЦИИ ПРЕЗИДЕНТА РОССИИ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Марина Василевская передала Александру Лукашенко флаг Беларуси, побывавший на МКС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мечтающего по победе Киева Макаревича* проверят на экстремизм


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

Урганту не дали выступить на вечере памяти Окуджавы



Москва

Парк «Зеленый узел» в Павловском Посаде благоустроят в 2024 году

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net