Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2022

MASHTI e quan “të dëmshëm” njoftimin e SBASHK për orët e humbura

0
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) thotë se ende nuk kanë ndonjë vendim për kompensim të orëve të humbura mësimore gjatë grevës së mësimdhënësve.


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një konference për media, tha se të shtunën, më 15 tetor, nuk do të ketë mësim.


Kontrata kolektive e nënshkruar në vitin 2021, shtoi Jasharaj, thotë se “orët mësimore të humbura gjatë grevës, nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë marrëveshje të veçantë”.


Ai tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) nuk i ka ftuar për të diskutuar për ndonjë marrëveshje të veçantë, dhe se vendimi i ministrisë për kompensimin e orëve të humbura, është marrë në mënyrë të njëanshme.


“Presim që gjatë javës së ardhshme, MASHTI të na ftojë në takim dhe të debatojmë këtë çështje”, tha Jasharaj.


Por, përmes një njoftimi për media, Ministria e Arsimit tha se çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, “është jo vetëm i dëmshëm, por edhe qëllimkeq e tendencioz”.


Kjo ministri kërkoi që të gjitha shkollat të organizohen sa më mirë për mbajtjen e orëve të humbura për shkak të grevës, ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar.


Inspektorati i arsimit, sipas MASHTI, do të jetë në terren dhe do ta mbikëqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.


“Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive për sigurimin e organizimit dhe mbarëvajtjes së mësimit në arsimin parauniversaitar, presim që komunat të sigurohen për realizimin e kalendarit shkollor duke filluar nga kjo e shtunë”, thuhet në njoftim.


Ministria e Arsimit po ashtu tha se mund të ketë çrregullime potenciale të procesit mësimor që mund të shkaktohen nga problemet e furnizimit me energji elektrike.




MASHTI ka nxjerr vendim për ndryshimin e Kalendarit të vitit shkollor 2022/2023. Ky kalendar parasheh zëvendësimin e 22 ditëve të humbura mësimore.


Tetë ditë të procesit mësimor të humbura, sipas Kalendarit, mbahen gjatë të shtunave, duke nisur nga 15 tetori.


Gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor 2022/2023 përfundon më 27 janar 2023, ndërkaq pushimi dimëror fillon më 30 janar dhe mbaron më 3 shkurt.


Po ashtu, gjatë pushimit pranveror, sipas MASHTI-t, procesi mësimor do të mbahet.


Kalendari i vitit shkollor 2022/2023 përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, pushimin dimëror, pushimin pranveror dhe festat publike për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.


Më 12 tetor, MASHTI ka kërkuar nga mësimdhënësit respektimin e Kalendarit të plotësuar dhe ndryshuar.


Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se orët duhet të kompensohen, por jo në fundjavë.


“Vendimet që bien ndesh me jetën e përditshme të fëmijëve dhe prindërve nuk duhet të jenë opsion”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi.




Mësimdhënësit ishin futur në grevë më kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për pagave, i cili është ende në konsultime.


Qeveria e Kosovës nuk kishte plotësuar kërkesën e grevistëve, duke thënë se Ligji për paga, që parasheh rritjen e tyre, do të dalë në miratim së shpejti.


Këshilli grevist i SBASHK-ut ka pezulluar grevën deri në janar. Ky pezullim mundësoi kthimin e mbi 300 mijë nxënësve në shkolla.


Për shkak të grevës së mësimdhënësve, mësimi në shkollat publike i cili rëndom nis më 1 shtator në Kosovë, nisi me një muaj vonesë. Po ashtu, me vonesë mësimdhënësit morën edhe pagat për muajin shtator.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net