Një ditë provash e Baletit Kombëtar
Baleti Kombëtar i Kosovës sivjet shënon 50-vjetorin e themelimit. Në kohën e themelimit, trupa kishte 25 balerinë të rinj, prej të cilëve 19 burra dhe 6 gra. Më 2005, Trupa e Baletit Kombëtar u rifreskua me balerinët e rinj. Por, edhe pas 50 vjetësh, ata ende nuk kanë një shtëpi të tyre, ku mund të ushtrojnë dhe interpretojnë shfaqje. Në mungesë të objektit të Operës dhe Baletit, ata ushtrojnë në kushte jo të mira.