Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Komisioni i 6 janarit: Trump i kërkoi zv.presidentit Pence të shkelte ligjin

0
Komisioni i 6 janarit: Trump i kërkoi zv.presidentit Pence të shkelte ligjin

Të enjten e 16 qershorit u zhvillua seanca e tretë dëgjimore e mbledhjes së komisionit që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit Amerikan më gjashtë janar të vitit të kaluar. Në këtë seancë po dëgjohen dëshmi rreth trysnisë që ish-presidenti Donald Trump ushtroi ndaj ish-zv.presidentit Mike Pence, që të ndalonte çertifikimin nga Kongresi të fitores së demokratit Joe Biden.

Sipas anëtarëve demokratë të Komitetit Hetimor, Trump u përpoq të mblidhte mbështetësit e tij për t'i bërë presion ish-zv.presidentit Pence që të ndryshonte në mënyrë të njëanshme rezultatet e zgjedhjeve në Kongres - dhe si rezultat të vinte jetën e tij në rrezik.

Me njoftimin nga ana e zotit Pence, se nuk do ta pranonte kërkesën e zotit Trump, disa nga protestuesit, që u futën në Kongres, filluan të bërtisnin "Varni Mike Pence-n!", ndërsa kalonin barrikadat e sigurisë, duke u përleshur me policinë dhe duke plaçkitur zyrat e ligjvenësve.

Ligjvënësja republikane Liz Cheney, në cilësinë e nënkryetares së komisionit hetimor dhe kundërshtarja më e zëshme e zotit Trump në komision, tha javën e kaluar, se ish-presidenti, i cili po e shihte kaosin në televizion nga Shtëpia e Bardhë, u tha ndihmësve të tij, se ishte dakord me idenë se zoti Pence duhej varur.

"Ndoshta mbështetësit tanë kanë të drejtë. Mike Pence e meriton një gjë të tillë", dyshohet të ketë thënë zoti Trump.

Zonja Cheney tha gjithashtu se "Presidenti Trump besonte, se mbështetësit e tij në Kapitol, po bënin ‘atë që duhet të bënin’ ", duke iu referuar fjalëve të tij.

Seancat dëgjimore synojnë të përshkruajnë një panoramë të plotë të ngjarjeve që u shpalosën ndërsa mbështetësit e ish-presidentit republikan Donald Trump kërkuan të ndalonin Joe Biden që të konfirmohej si fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Komiteti i udhëhequr nga Demokratët thotë se gjetjet e tij do të tregojnë se sulmi ishte rezultat i një përpjekjeje të koordinuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve. Në seancën e së enjtes, dy ish-këshilltarë të ish-zëvendëspresidentit Mike Pence po dëshmojnë se si ish-presidenti Trump u përpoq t'i bënte presion Pence që të përmbyste rezultatet e kolegjit zgjedhor të vitit 2020.

Një nga dëshmitarët e sotëm, Greg Jacob, ka qenë më parë këshilltari ligjor i Pence. Ai dëshmoi më parë në komision se John Eastman, një avokat i fushatës së Trumpit, kishte përshkruar një sërë propozimesh për Pence për të parandaluar certifikimin e zgjedhjeve, përfshi shpalljen e Trumpit fitues të zgjedhjeve ose refuzimin e zgjedhësve të shtetit.

J. Michael Luttig, një ish-gjyqtar federal që punonte si këshilltar i ish-zv.presidentit Mike Pence, tha se nëse Pence do të ndiqte urdhrat e ish-presidentit Donald Trump për të refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, "kjo do të ishte e barabartë me një revolucion brenda një krize kushtetuese".

Luttig shtoi se ai beson se komiteti i përzgjedhur i 6 janarit që heton kryengritjen e 6 janarit po shqyrton "të vërtetën e thellë" të SHBA-së.

Deri më tani më shumë se 800 persona janë arrestuar me akuza që variojnë nga hyrja e paligjshme, kryerja e akteve vandale ndaj Kongresit Amerikan, deri te sulmi ndaj policisë. Disa prej udhëheqësve të sulmit të dhunshëm janë akuzuar për komplot për të rrëzuar me forcë qeverinë.

Ish-presidenti Donald Trump deri më tani i ka hedhur poshtë seancat dëgjimore të komitetit të gjashtë janarit si një "gjykatë kangurësh" e krijuar për të shkëputur vëmendjen e amerikanëve nga "katastrofa" e një qeverie të udhëhequr nga demokratët.

Në një deklaratë të gjatë në fillim të kësaj jave, Trump akuzoi komitetin se ishte "i dëshpëruar për të ndryshuar narrativën e një kombi të dështuar" duke injoruar trazirat që shpërthyen gjatë protestave mbi drejtësinë racore në SHBA gjatë verës së vitit 2020.

Për më tepër, Trump akuzoi "pseudo-komitetin e pazgjedhur" për tradhti.

"Mos bëni gabim, ata kontrollojnë qeverinë. Ata e zotërojnë këtë fatkeqësi. Ata shpresojnë se këto seanca do të ndryshojnë disi perspektivat e tyre të dështuara," tha ai.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Неделя мэра: новая «Иволга» и комплексное благоустройство


Спорт в России и мире
Москва

Федерация бокса России почтила память героев в День Победы в Чехове


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко сделала признание о соперничестве с Рыбакиной


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

На Красной площади заканчиваются последние приготовления к параду Победы





Путин в России и мире
Москва

Путин поблагодарил президента Лаоса за передачу России танков Т-34


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко вернулся с парада Победы в Минск: "Ядерный апокалипсис неминуем"




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве налоговая потребовала взыскать долг с Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Бато Багдаев

Гоцирк Бурятии, артист Саян Дондоков: «Я из династии культработников» - Культура и Россия, театр, дети,



Москва

Журналист Bild назвал «инструментом пропаганды» шпица Умку на Параде Победы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net