Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës

0
Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës

Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna në jug të Serbisë, që njihen me termin Lugina e Preshevës.

Kamberi, i cili në  zgjedhjet e 3 prillit garoi në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, tha se këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të, siç tha, pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

“Shumë shqiptarëve u është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, tha Kamberi përmes një postimi në Facebook.

Prandaj, ai tha se “zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Serbi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se deri në fund të vitit të kaluar në këtë institucion ishin paraqitur rreth 6,000 qytetarë të komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilëve iu ishin pasivizuar adresat.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi më 2021 tha se Serbia, në mënyrë që të ulë sa më shumë që të mundet numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug të shtetit, po kryen një proces të quajtur “pasivizimi i banorëve shqiptarë” që jetojnë jashtë Serbisë, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë.

“Kjo masë, në thelb, është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Sipas Komitetit të Helsinikt, kur adresa e banimit pasivizohet dhe hiqet nga libri amëz në Serbi, " ai person praktikisht pushon së ekzistuari".

"Ata nuk mund të rinovojnë letërnjoftimin ose pasaportën e skaduar, të regjistrojnë makinën, të kenë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, të blejnë ose shesin prona, ose të votojnë në zgjedhjet lokale ose të përgjithshme”, thuhet në raportin e këtij institucioni.

Beogradi zyrtar, në përgjithësi, nuk e ka komentuar çështjen e pasivizimit të adresave. Por, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në muajin shkurt 2021, ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Marija Obradoviq, ka folur për pasivizimin e së drejtës së votës, duke thënë se kjo ndodh kur nga inspektimet në terren të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, konstatohet se vendbanimi i personave nuk është në adresën që e kanë paraqitur.

Kamberi tha se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, që përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9,644. Ai tha se këto vota ende nuk garantojnë se shqiptarët kanë fituar një mandat në Parlamentin e ri serb.

Partitë shqiptare në Serbi në këto zgjedhje garuan me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare - me gjithsej 20 kandidatë. Këto dy lista kanë marrë afër 13,000 vota. 

Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, u tha se janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rreth 20,000 shqiptarë raportohet se kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.

Në zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve paraprake, ka fituar presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq në ato parlamentare ka fituar partia e Vuçiqit, Partia Përparimtare Serbe.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин назвал самые популярные у москвичей услуги и сервисы mos.ru


Спорт в России и мире
Москва

Гол Чалова с пенальти принес ЦСКА победу над "Зенитом" в чемпионате России


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Финалистка юниорского Уимблдона-2023 получила временное отстранение за допинг


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Озоновые Дыры: Вызов современности, Взгляд Романа Терещенко





Путин в России и мире
Москва

"Газета.Ru" представляет самые яркие кадры прошедшей недели


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Святая миссия русского солдата


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Игорь Бутман

"Все наши — здесь": Бутман, Машков, Гусева, Немов поделились эмоциями от Парада Победы



Москва

Сардаана Трофимова едет на Олимпиаду в Париж

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net