Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2020

19 vjet pas, Marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohet plotësisht

0
Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, më 13 gusht, 2001, u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit, përmes së cilës iu dha fund konfliktit të armatosur, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. 


Ky dokument për bazë ka zhvillimin e shtetit mbi parime të bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. 


Aktorët e kyçur drejtpërdrejtë në hartimin e këtij dokumenti kornizë, thonë se Marrëveshjesh së Ohrit ishte marrëveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por shtojnë se në vazhdimësi, kësaj marrëveshjeje, i janë bërë hile, në favor të interesave të ngushta partiake.




Xhevdet Nasufi, një nga hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit dhe ish-ministër i Drejtësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky dokument kishte dy objektiva themelore: ndërprerjen e konfliktit të armatosur dhe avancimin e statusit juridik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.


 “Faktikisht Marrëveshje e Ohrit kishte dy objektiva themelore, të ndërpritet armiqësia mes shqiptarëve dhe maqedonasve, lufta, dhe të sanksionohet, të rregullohet juridikisht pozita e shqiptarëve që faktikisht do të thotë të ndërpritet koncepti i shtetit mono-etnik apo shteti njëkombësh”, thotë Nasufi.




Ai thekson se si hartues i marrëveshjes, i gjithë fokusi i marrëveshjes ishte vendosur në atë që karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase të pasqyrohet në rregullimin shtetëror, por nënvizon se ky dokument kornizë është devijuar, për të realizuar, siç thotë ai, interesat e ngushta partiake.


Xhevdet Nasufi thotë se është lënë anash shtylla kryesore e kësaj marrëveshjeje, ajo e decentralizimit të pushtetit, ndërkohë që gjuha shqipe nuk po arrin të gjejë zbatim në praktikë, për shkak të rezistencës së institucioneve, ndërkaq, përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është larg përfaqësimit cilësor.


“Funksionet shtetformuese – ata që i ushtrojnë funksionet e shtetit në Maqedoninë e Veriut, janë pothuajse vetëm maqedonasit. Pra, punësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit nuk ka shkuar në aspektin cilësor në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, që shqiptarët të jenë element i ushtrimit të funksionit të shtetit. Tani gjithçka është koncentruar në gjuhën shqipe, përkatësisht në zyrtarizimin e saj”, thotë Nasufi.


“Për sa i përket demokracisë konsensuale, ku jemi ne në rrafshin e demokracisë konsensuale? Pra, gjuha shqipe është vetëm një segment, por ka edhe shumë segmente të tjera që janë lënë anash dhe askush nuk flet për këtë”, theksoi ai.




"Kërkesat e partive shqiptare, joparimore"

Ndërkaq, pala maqedonase vlerëson se partitë politike padrejtësisht po synojnë që ta zgjerojnë Marrëveshjen e Ohrit, duke paraqitur kërkesa të reja.


Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski, thotë se Marrëveshja e Ohrit solli paqen, por shton se problematike vazhdon të jetë ajo që partitë shqiptare, sipas tij, po synojnë që ta zgjerojnë këtë marrëveshje, me kërkesa të reja për shqiptarët.


“Roli pozitiv i Marrëveshjes së Ohrit ishte zbatimi i paqes, por tani për çdo çështje kur nuk u përgjigjet kërkesave të partive shqiptare, ato kërkojnë nga qeveria zgjerimin e kësaj marrëveshjeje. Kjo është joparimore dhe mosrespektim nga partnerët që ishin pjesë e marrëveshjes në fjalë”, thotë Petkovski.


Ai thekson se Marrëveshja e Ohrit, si parim kryesor kishte ndërtimin e shtetit mbi konceptin qytetar – pra, shteti që iu përket popujve që jetojnë në të.


“Duket se këtë marrëveshje shumica e konsiderojnë si ndryshim të sovranitetit të shtetit, gjë që kjo nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë Petkovski.


Ndryshe, bisedimet në nivel ekspertësh dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit – ku drejtpërdrejt u përfshinë edhe ndërmjetësuesit nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa – u mbajtën në Ohër për dhjetë ditë me radhë, prandaj edhe Marrëveshja e Ohrit mori këtë emërtim.




 


Megjithatë, dokumenti kornizë – që i dha fund konfliktit të armatosur gjatë vitit 2001 – u nënshkrua më 13 gusht në Shkup nga presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski si dhe liderët e partive kryesore politike: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri. Kjo marrëveshje u nënshkrua në praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë: François Leotard dhe James Perdiue.


Për të ndjekur dinamikën e realizimit të Marrëveshjes s Ohrit palët ranë dakord për formimin e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në kuadër të qeverisë, i cili dikaster para dy vjetësh u shua, duke kaluar në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. 





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net