Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2020

Shoqëria Civile kërkon nga PDK-ja që të tërhiqet nga Projektligji për Vlerat e UÇK-së

0
Përmes një deklarate të përbashkët, organizatat e shoqërisë civile që kryesisht merren me drejtësi tranzicionale i kanë bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të tërheq Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në deklaratë, kërkohet nga deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi që si propozues të tërheq këtë projektligj, pasi i njëjti sipas tyre nuk është në përputhje me të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës.


“Veçanërisht, projektligji aktual cenon lirinë e shprehjes, ndërsa minon përpjekjet drejt arritjes së drejtësisë për të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit nga të gjitha grupet etnike”, thuhet në reagim.


Sipas Shoqërisë Civile, disa nene të projektligjit janë shqetësuese për shkak se edhe në të kaluarën ka pasur linçime ndaj njerëzeve që kanë shprehur mendimin e tyre në raport me luftën e UCK-së.


“Projektligji i propozuar është shumë shqetësues kur merret parasysh diskutimi i përgjithshëm publik dhe implikimet politike rreth rolit dhe trashëgimisë së UÇK-së. Ka pasur një numër rastesh në të kaluarën kur njerëzit janë linçuar kur kanë shprehur publikisht mendimet e tyre për UÇK-në dhe individët që kanë qenë pjesë e UÇK-së”, thuhet në reagim.


Reagimi është mbështetur nga organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Fondi për të Drejtën Humanitare- Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Integra, Alternative Dispute Resolution Center dhe Nisma e Re Sociale.


Kuvendi i Kosovës dështoi që ta votonte në parim këtë projektligj për shkak të mungesës së kuorumit. 35 deputetë votuan për dhe një abstenim.


Projektligji pritet që të hidhet në votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.


Propozuesi i këtij projektligji, Gazmend Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se është dëshpërues fakti që deputetet nuk e votuan projektligjin. Ai tha se pavarësisht kritikave për përmbajtjen e ligjit, deputetët do të kenë mundësinë që të bëjnë ndryshime dhe amendamente pas kalimit në lexim të parë.


Projektligji është kritikuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett për shkak se sipas tij, mund të cenojë lirinë e shprehjes.


Kritika pati edhe ambasadori gjerman si dhe ambasada e Zvicrës në Kosovë.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net