Dy kandidatë pretendojnë fitoren në zgjedhjet në Afganistan
Kryeshefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, tha se ka mposhtur presidentin Ashraf Ghani në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të shtunën.
"Ne kemi fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje dhe nuk do të ketë rreth të dytë", tha Abdullah në një konferencë për media, të hënën në Kabul, duke u bazuar në të dhënat e partisë së tij.
Komentet e tij pasuan pretendimet nga partia e Ghanit, se ky i fundit ka fituar shumicën e qartë.
Në zgjedhje kanë garuar 15 kandidatë, por ato janë parë më shumë si garë midis Abdullahut dhe Ghanit.
Rezultatet zyrtare paraprake pritet të publikohen më 19 tetor.
Kush janë kandidatët për president të Afganistanit?
Të dhënat e tjera, ndërkaq, sugjerojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 shtatorit ishte më e vogla që nga rrëzimi i talibanëve nga pushteti, në vitin 2001.
Sipas shifrave të Komisionit të Pavarur Zgjedhor në Afganistan, rreth 25% e 9.6 milionë votuesve të regjistruar, kanë votuar.