Добавить новость
123ru.net
World News
Март
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Izraeli thotë se Irani e ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

0

Ushtria izraelite tha më 22 mars se Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike drejt Izraelit që nga nisja e luftës, duke pretenduar se rreth 92 për qind e tyre janë rrëzuar.

Këto të dhëna u bënë publike një ditë pasi raketa iraniane goditën dy qyteza në jug të Izraelit, duke lënë afër 175 persona të plagosur.

“Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike. Ne kemi një nivel të lartë të rrëzimit të tyre. Ne kemi rrëzuar rreth 92 për qind të tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani.

Një nga qytetet që u godit të shtunën ishte Dimona, ku gjerësisht besohet se gjendet arsenali i padeklaruar bërthamor i Izraelit.

Raketat ranë vetëm pesë kilometra larg nga objekti bërthamor.

Në qytezën tjetër, Arad po ashtu pati sulme me raketa, ku u dëmtuan disa ndërtesa.

Shoshani tha se raketat e lëshuara të shtunën “nuk ishin të ndryshme nga raketat balistike”, duke shtuar se që nga nisja e luftës më 28 shkurt, kanë qenë katër goditje të drejtpërdrejta në Izrael.

Vendet që janë goditur në tre javët e fundit janë Tel Avivi, Beit Shemesh dhe Dimona.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pranoi se të shtunën ishte “një mbrëmje shumë e vështirë”, duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në qendra të mbrojtura sapo të dëgjojnë sirenat që paralajmërojnë sulme.

Të dielën, ai vizitoi qytezën Arad, ku u zotua se do të vazhdojë të shënjestojë zyrtarë iranianë.

“Ne do të shënjestrojmë Gardën Revolucionare Islamike”, këtë bandë kriminelësh”, tha ai.

“Ne do t’i shënjestrojmë ata, udhëheqësit e tyre, ndërtesat e tyre dhe asetet ekonomike”, shtoi Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli më 28 shkurt nisën një ofensivë të përbashkët ushtarake kundër Republikës Islamike, të koduar si operacioni Tërbimi Epik.

Qëllimi ishte të shkatërronin programet balistike dhe ushtarake iraniane, të parandalonin zhvillimin e armëve bërthamore dhe të dobësonin kapacitetet mbrojtëse të regjimit të Teheranit.

Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net