Добавить новость
123ru.net
World News
Февраль
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

0

Kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë u takuan të premten në Prishtinë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, por thanë se “nuk është diskutuar për integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës”.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, tha se ata nuk janë kompetentë për çështjen e integrimit dhe se ajo duhet të negociohet brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne, si kryetarë komunash, besojmë se kjo nuk është diçka me të cilën duhet të merremi; është ekskluzivisht një temë për negociata dhe negociatorët kryesorë”, tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se Qeveria e Kosovës është e gatshme t'u ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme komunave me shumicë serbe për t'i zgjidhur problemet me interes për qytetarët.

Ai nuk specifikoi nëse u diskutua integrimi i shëndetësisë dhe arsimit serb, por deklaroi se takimi ishte mënyrë për komunikim dhe koordinim më të mirë midis nivelit qendror dhe lokal.

"Takimet e mëtejshme me agjendë specifike dhe të detajuar do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit në nivelin qendror dhe lokal", shkroi Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Takimi i kryetarëve të dhjetë komunave me shumicë serbe dhe ministrit Krasniqi u paralajmërua më herët nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se pesë-gjashtë javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit dhe se të gjithë duhet të jenë konstruktivë për këtë çështje.

“Do të ishte mirë që kryetarët e komunave të tregonin sa më shumë përgjegjësi që të jetë e mundur në këtë fazë, sepse mirëqenia e qytetarëve të tyre varet kryesisht nga qasja që do të ndjekin në javët e ardhshme”, tha Bislimi.

Megjithatë, Radojeviq tha se ky takim kishte të bënte me problemet komunale, administrative ose teknike, me të cilat po përballen komunat.

“Kemi edhe probleme me personelin dhe institucionale, ndryshimin e kufijve të komunave...”, tha ai.

Radojeviq shtoi se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ministri Krasniqi për problemet e ngritura, por se e pret në të ardhmen.

Një ditë më herët, kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë miratuan një deklaratë, me të cilën hodhën poshtë dhe dënuan çdo veprim ose aktivitet që mund të rrezikojë punën dhe shërbimet e institucioneve shëndetësore dhe arsimore, që veprojnë në mjediset me shumicë serbe, brenda sistemit të Serbisë.

Video: Serbët në Kosovë druhen nga integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë

Deklarata, e cila u miratua në mënyrë unanime në Mitrovicë të Veriut, thotë se “lëvizjet e njëanshme kundër institucioneve arsimore dhe shëndetësore, përtej negociatave në Bruksel dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe” dhe zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, “do të përbënin spastrim etnik administrativ të popullit serb”.

Subjektet e tjera politike serbe e kanë akuzuar Listën Serbe - partitë më të madhe të serbëve në Kosovë - se tashmë ka rënë dakord për integrimin dhe se thjesht “po simulon rezistencën”.

Sipas tyre, kjo është një përpjekje për të mbuluar “vitet e heshtjes dhe përgjegjësisë politike”.

Paralajmërimi për fillimin e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore përkon me fillimin e fazës së parë të zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt, që zgjat deri më 15 mars dhe përfshin periudhën e informimit.

Ky ligj mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, sepse ata që nuk kanë dokumente të Kosovës, duhet të marrin leje pune ose licencë nga Agjencia Kosovare e Punësimit.

Në praktikë, marrja e lejes për punë ose shkollim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, duke i konsideruar ato paralele dhe ilegale.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net