Добавить новость
123ru.net
World News
Февраль
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Deri kur Dodik do ta mohojë gjenocidin në Srebrenicë pa u ndëshkuar?

0

Vendimet e fundit gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë, që lidhen me mohimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u mirëpritën si një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të ligjit.

Por, për shumë njohës të zhvillimeve politike dhe juridike në këtë vend, ato njëkohësisht ngritën edhe një pyetje thelbësore: pse drejtësia vepron ndaj individëve pa ndikim politik, ndërsa figurat e fuqishme vazhdojnë të mbeten të paprekura?

Kjo temë ishte në qendër të debatit në emisionin Ura të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ku bashkëbiseduesit theksuan se, edhe pse mohimi i gjenocidit është kriminalizuar që nga viti 2021, zbatimi i ligjit mbetet selektiv dhe i vonuar.

Dënimet e para pas disa vitesh heshtjejeGjykatat e Bosnje e Hercegovinës dënuan së voni Miodrag Malliqin dhe Vojin Pavlloviqin për madhërimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Këto ishin rastet e para të dënimeve prej se në Kodin Penal të këtij vendi, në vitin 2021, u përfshi ndalimi i mohimit të gjenocidit dhe krimeve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare.

Vehid Shehiq, kryetar i Forumit të Qytetarëve të Tuzllës, vlerëson se këto vendime nuk janë befasuese, por të vonuara.

Sipas tij, ligji ekziston prej vitesh, por institucionet kanë hezituar ta zbatojnë atë në praktikë.

“Ne jetojmë në një kohë kur kriminelët e luftës janë bërë praktikisht heronj kombëtarë. Dhe, nuk është krijuar mjedisi për t’u përballur vërtet me atë që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë”, thotë Shehiq.

Ai shton se drejtësia në Bosnje e Hercegovinë shpesh reagon vetëm nën presionin publik, duke krijuar përshtypjen se ligji nuk është prioritet, por instrument i rastësishëm.

Që nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal u paraqitën mbi njëqind ankesa për mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, por vetëm së fundmi u shqiptuan dënimet e para.

Branko Todoroviq, drejtor ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Bosnje e Hercegovinë, thotë se me këto vendime, drejtësia tregoi se “mund të reagojë kur të dëshirojë”.

“Megjithatë, ato nuk e ndryshojnë faktin se elitat politike në Bosnje e Hercegovinë kanë pasur një konsensus për mbrojtjen e kriminelëve të luftës dhe trupave të tyre për gati 30 vjet”, thotë ai.

“... ndaj, më duket se vendimet e lartpërmendura janë një shenjë e një zgjimi të vonuar dhe selektiv të gjyqësorit. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim thelbësor”, shton Todoroviq.

Dodik dhe standardi i dyfishtëUdhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhjetëra herë publikisht - përfshirë edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit përkatës - sipas të dhënave të organizatave monitoruese.

Por, kundër tij nuk është ngritur ndonjë aktakuzë.

Todoroviq thotë se kjo situatë tregon qartë mungesën e barazisë para ligjit.

“Për vite me radhë, institucionet gjyqësore në Bosnjë e Hercegovinë kanë dërguar mesazhin se politikanët janë mbi ligjin. Ligjet ekzistojnë vetëm për qytetarët e zakonshëm, e jo për udhëheqësit politikë që lavdërojnë kriminelët e luftës, mohojnë gjenocidin, janë të përfshirë në korrupsion dhe krim...”, sipas tij.

Një nga arsyet kryesore përse shumë kallëzime penale për mohim të gjenocidit hidhen poshtë, lidhet me interpretimin e qëllimit.

Prokuroria shpesh argumenton se nuk ka prova se deklaratat janë bërë me synim për të nxitur urrejtje ose dhunë.

Shehiq e konsideron këtë qasje të gabuar.

“Mohimi i gjenocidit është vepër penale në vetvete. Nuk është e nevojshme të provohet se dikush ka dashur të nxisë dhunë. Vetë mohimi është fyerje për viktimat”, thotë ai, duke shtuar se Prokuroria, qartazi, “është një institucion i robëruar që nuk lejohet të reagojë”.

Sipas tij, dënimet e fundit janë dhënë për dy persona të panjohur për publikun, ndërkohë që politikanët e nivelit të lartë vazhdojnë t’i madhërojnë kriminelët e luftës dhe ta mohojnë gjenocidin, pa u ndëshkuar fare.

“Nëse institucionet gjyqësore dhe prokuroriale nuk tregojnë pavarësi, paanshmëri dhe profesionalizëm në punën e tyre, nuk mund të ketë ndjekje efektive të atyre që i madhërojnë kriminelët e luftës dhe mohojnë gjenocidin në Srebrenicë”, thotë Shehiq.

Todoroviq thekson se problemi nuk lidhet vetëm me Prokurorinë, por edhe me qëndrimin e përgjithshëm të shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës ndaj krimeve të luftës.

Sipas tij, nuk ka asnjë tregues se ky qëndrim ka ndryshuar gjatë katër apo pesë vjetëve të fundit - përkundrazi, “shoqëria ka mbetur në të njëjtat pozicione ku ndodhej edhe 15 apo 20 vjet më parë”.

Në këtë kontekst, ai vlerëson se dënimet e fundit janë më shumë përjashtim sesa rregull, ndërsa Bosnje e Hercegovina mbetet ende larg ndërtimit të një sistemi prokurorial të pavarur që vepron në përputhje me ligjin, pa u ndikuar nga presionet politike.

“Me qëndrimin tonë aktual ndaj krimeve të luftës, po u lëmë një barrë të madhe brezave të rinj. Dhe, kjo trashëgimi është e tmerrshme, sepse krimet e luftës jo vetëm që nuk ndiqen penalisht, por edhe madhërohen, dhe autorët e tyre shpesh shpallen heronj kombëtarë”, përfundon Todoroviq.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net