Добавить новость
123ru.net
World News
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

KQZ fillon rinumërimin e votave në 914 vendvotimeve, pas gjetjes së parregullësive

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumërojë votat në një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi kishte vërejtur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.

Rinumërimi i votave në 36 për qind të vendvotimeve në mbarë vendin rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të vendit.

Në një mbledhje të martën, komisioni e paraqiti një raport nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e dhjetorit, i cili gjeti se raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

“Rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, thuhet në raport.

Rinumërimi i votave nisi të martën pasdite dhe do të kryhet në 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin në zgjedhjet e dhjetorit.

Rinumërimi pritet të zgjasë rreth dy javë, tha për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se, nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Demokracia në Veprim (DnV) – misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve – tha në Facebook se gjetjet e KQZ-së dëshmojnë se procesi i numërimit ka pasur “mangësi serioze”.

Misioni theksoi se, edhe pse rezultati për subjektet politike nuk vihet në dyshim, saktësia e numërimit të votave preferenciale për kandidatë është “element thelbësor i vullnetit të votuesve dhe pjesë përbërëse e rezultatit zgjedhor”.

DnV bëri thirrje që të numërohen votat në të gjitha vendvotimet në mbarë vendin, duke thënë se numërimi në vetëm 36 për qind të vendvotimeve mund të prodhojnë ankesa dhe kërkesa të reja për rinumërim të vendvotimeve tjera duke e vonuar edhe më tutje procesin.

Rinumërim të plotë, sipas komisionit, do të ketë në 10 komuna, ndërkaq në 28 komunat tjera, do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind e vendvotimeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare i fitoi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke marrë mbi 51 për qind të votave, apo 57 vende në Kuvendin me 120 vende.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta duke i fituar 22 vende, ndërsa Lidhja Demokratik e Kosovës mori 15 sosh.

Rinumërimi në këto vendvotime bën që komisioni të mos jetë në gjendje t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve siç kishte planifikuar në mes të këtij muaji, që nënkupton mund të ketë vonesa edhe në konstituimib e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Kosova e humbi një vit të tërë në vitin 2025 duke mos arritur t’i bëjë Kuvendin dhe qeverinë e re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të atij viti, gjë që shkaktoi krizë politike dhe zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net