Добавить новость
123ru.net
World News
Декабрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26
27
28
29
30
31

Thirrje për paqe dhe dhembshuri në meshën e Krishtlindjes

0

Papa Leoni XIV e ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjes në rolin e kreut të Selisë së Shenjtë në mesnatë, duke mirëpritur mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Përgjatë meshës, Leoni ka thënë se Krishtlindja është festë e “besimit, bamirësisë dhe shpresës” dhe e ka kritikuar “ekonominë e shtrembëruar” që “na çon drejt trajtimit të njerëzve si mallra të thjeshta”.

“Në Tokë nuk ka vend për Zotin nëse s’ka vend për njeriun. Refuzimi i njërit e refuzon tjetrin”, ka thënë Papa.

Para se të niste meshën, ai i ka falënderuar rreth 5.000 persona që janë mbledhur afër objektit të bazilikës, pavarësisht motit me shi.

Papa amerikan e ka adoptuar një qasje më moderne në krahasim me paraardhësin e tij karizmatik, Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill.

Në meshë kanë marrë pjesë figura të larta kishtare, diplomatë dhe mijëra besimtarë tjerë.

Në ceremoni është festuar lindja e Jezu Krishtit, dhe kjo është ndër ditët më të rëndësishme në kalendarin e Kishës Katolike.

Krishtlindja e këtij viti shënon edhe fundin e Vitit të Shenjtë Jubilar të Kishës Katolike, çka ka rezultuar me dyndje të miliona pelegrinëve në Romë.

Në Kosovë, ceremonia kryesore është mbajtur në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë. Ceremonia është drejtuar nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Aty kanë marrë pjesë figura kryesore shtetërore, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe dhjetëra besimtarë.

“Krishtlindja është frymëzim që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. Kjo festë na fton për respekt të ndërsjellë ndaj familjes që na do pa kushte, ndaj miqve që na qëndrojnë pranë, dhe bashkëkombësve tanë me të cilët na lidh gjuha, gjaku dhe shpresa e përbashkët”, ka thënë presidentja Osmani.

Më herët gjatë këtij muaji, presidentja e ka takuar personalisht Papa Leonin XIV, të cilit i ka kërkuar njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit.

Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet janë thelluar edhe më shumë me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.7 për qind e popullsisë së Kosovës i takon besimit katolik.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net