Добавить новость
123ru.net
World News
Ноябрь
2025

Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm

0

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të posaçëm për shembjen e godinës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në qendër të Beogradit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz nga Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.

Rindërtimi është veçanërisht i ndjeshëm në Serbi, pasi kompleksi modernist i mesit të shekullit XX u shkatërrua pjesërisht gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.

Njëqind e tridhjetë deputetë votuan për këtë ligj, ndërsa 40 ishin kundër.

Gjithashtu, Kuvendi serb e miratoi edhe një propozim për të përcaktuar ekzistencën e arsyeve veçanërisht të arsyeshme që ligji të hyjë në fuqi më herët se dita e tetë nga data e publikimit.

Ligji, i quajtur lex specialis, është një ligj i veçantë që ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm në rastet kur të dy rregullojnë të njëjtën çështje.

Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit.

Projekti përqendrohet në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zemër të kryeqytetit, e cila u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës për të ndaluar sulmet serbe në Kosovë.

Me gjithë dëmtimet, ndërtesa mbeti nën mbrojtje, për shkak të vlerës arkitekturore, sipas aktivistëve lokalë.

Ky ligj anashkalon këtë mbrojtje, duke e shpallur projektin “prioritet kombëtar”.

Ai parashikon që “të gjitha procedurat për zbatimin e projektit të rindërtimit të Shtabit të Përgjithshëm të trajtohen si urgjente” dhe që “të gjitha institucionet shtetërore të marrin vendime brenda kompetencave të tyre pa vonesa”.

Opozita paralajmëron parandalimin e shembjes së godinësNë debatin para miratimit të ligjit, deputetët e opozitës kërkuan që ai të tërhiqej, duke e cilësuar atë të paligjshëm, ndërsa shumica qeverisëse argumentoi se ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm nuk mund të rinovohej dhe duhet të shembej.

“U bë një përpjekje për rindërtim, por nuk është i mundur për shkak të dëmtimeve dhe materialeve që nuk prodhohen më”, tha Millenko Jovanov, kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq - Serbia nuk duhet të qëndrojë”.

Bilana Gjorgjeviq, një deputete nga Fronti i Majtë i Gjelbër në opozitë, paralajmëroi se dispozitat e këtij ligji përcaktojnë se ai do të hyjë në fuqi një ditë pas miratimit të tij.

"Mund ta paramendoj që do të fillojnë prishjen qysh javën tjetër. Sigurisht, qytetarët do të vijnë dhe do të përpiqen ta parandalojnë, nuk mund ta paramendoj ndryshe", tha Gjorgjeviq.

Ajo kujtoi se kjo është një godinë pranë ndërtesës së Qeverisë në një pjesë të rëndësishme arkitekturore të Beogradit.

"Qytetarët nuk mund të kenë asnjë interes në këtë. Vetëm regjimi në pushtet mundet, në këtë moment, të ngrohë marrëdhëniet me familjen Trump", tha Gjordjeviq.

Deputeti i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Petar Boshkoviq, vlerësoi se ndërtesa duhet të ruhet, ndër të tjera, sepse "nyja më e lartë e të gjitha komunikimeve ndodhet poshtë saj".

"Deputetët në pushtet duhet të mbahen përgjegjës për tradhti të lartë pas kësaj. Unë sugjeroj që hoteli i ardhshëm të zhvendoset në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes", tha Boshkoviq.

Ivana Rokviq, deputete nga Lëvizja Popullore e Serbisë (NPS), tha se po shkatërrohet një simbol i historisë dhe shtetësisë.

"Vetëm për hir të qëndrimit në pushtet dhe pasurimit, për pak mëshirë nga Trump", tha Rokviq.

Qëllimi për të ndërtuar në vendin e kësaj ndërtese u shpreh në vitin 2024 nga Kushner.

Në atë kohë, ai publikoi projekte paraprake mbi bregun shqiptar dhe në qendër të Beogradit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Shpejt u njoftua se ishte një hotel luksoz, ndërtesa biznesi dhe banimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ishte i kënaqur me projektin e Kushnerit.

Në nëntor të vitit 2024, Qeveria serbe hoqi statusin e mbrojtur të ndërtesave, duke hapur rrugën që kompania e Kushnerit të vazhdonte me projektin.

Në maj, Prokuroria njoftoi se zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e këtij objekti kulturor, kishte falsifikuar një nënshkrim në një dokument kyç dhe ishte arrestuar.

Goran Vasiq, drejtor në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, pranoi se kishte sajuar një opinion ekspertësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, e mohoi çdo përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe premtoi se do të ndërtojë një kompleks përkujtimor brenda objektit, kushtuar viktimave të bombardimeve të NATO-s.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net