Добавить новость
123ru.net
World News
Сентябрь
2025

Sanksionet e OKB-së pritet të rivendosen ndaj Iranit

0

Irani pritet të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara, të cilat do të vendosen mbrëmjen e 27 shtatorit. Kjo do të jetë hera e parë në një dekadë që Republika Islamike përballet me sanksione të OKB-së, pasi bisedimet bërthamore me Perëndimin kanë dështuar.

Një ditë më parë, agjencia për mbikëqyrje bërthamore e OKB-së tha se inspektorët e saj ishin lejuar që të shkonin në uzinat iraniane, por fuqitë perëndimore nuk e panë këtë si përparim të mjaftueshëm që të shtynin rivendosjen e sanksioneve.

Fuqitë evropiane një muaj më parë aktivizuan mekanizmin që mundëson rivendosen e sanksioneve të OKB-së, duke e akuzuar Iranin se ka dështuar që të jetë i sinqertë për programin e tij bërthamor – përfshirë kundërmasat që ka marrë në përgjigje të bombardimeve izraelite dhe amerikane në qershor.

Sanksionet pritet të hyjnë në fuqi mbrëmjen e së shtunës. Ato do të vendosin një ndalesë globale për bashkëpunim me kompani, njerëz dhe organizata të akuzuara për zhvillimin e programit bërthamor apo të raketave balistike të Iranit.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se nuk a arsye që të arrihet një marrëveshje, kur, sipas tij, Izraeli dhe SHBA-ja po tentojnë të përdorin presion për të rrëzuar Republikën Islamike.

“Nëse qëllimi do të ishte të adresoheshin shqetësimet për programin bërthamor, ne me lehtësi do të mund ta bënim këtë”, tha Pezeshkian për mediat, duke insistuar sërish se Irani kurrë nuk do të kërkojë që të ketë armë bërthamore.

Pezeshkian, që u takua gjatë kësaj jave me presidentin francez, Emmanuel Macron, tha se Franca kishte propozuar që Irani të dorëzonte stoqe me uranium të pasuruar në nivel të lartë, në këmbim që sanksionet të shtyheshin për një muaj.

“Pse ta vendosim veten në një kurth të tillë, ku do ta kishim lakun përreth fytit çdo muaj”, tha ai.

Ai akuzoi SHBA-në se po i bën presion evropianëve që të mos arrijnë kompromis.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, tha se SHBA-ja nuk dëshiron që ta dëmtojë Iranin dhe është e hapur për bisedime të mëtejme.

Por, Pezeshkian e akuzoi Witkoffin për mungesë të seriozitetit, duke thënë se ai ishte tërhequr nga marrëveshjet gjatë bisedimeve të mëparshme, të cilat u ndërprenë kur Izraeli nisi fushatën ushtarake kundër Iranit në qershor.

Seksionet synojnë t’i shkaktojnë telashe ekonomike me qëllim që t’i bëjnë presionit Iranit, por mbetet të shihet nëse të gjitha shtetet do t’i zbatojnë masat ndëshkuese.

Rusia dhe Kina tentuan të premten që në Këshillin e Sigurimit të shtynin vendosjen e sanksioneve deri në prill, por dështuan të siguronin votat e nevojshme.

SHBA-ja veçse ka vendosur sanksione ndaj Iranit dhe po synon që të bindë shtetet e tjera që të ndalin blerjet e naftës iraniane.

Trump zhvilloi një politikë të “presionit maksimal” gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA-së, kur u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që i kishte ofruar Republikës Islamike lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Sanksionet e reja janë paraparë në këtë marrëveshje të vitit 2015.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net