Добавить новость
123ru.net
World News
Сентябрь
2025

Vdiq aktori Enver Petrovci

0

Ka vdekur në moshën 71-vjeçare aktori nga Kosova, Enver Petrovci, bëri të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës më 22 shtator.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike”, u tha në njoftim.

Petrovci u lind më 1954 në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Më pas, ai kreu degën e aktrimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë.

Më 1978, përfundoi studimet universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Si student, me shfaqjet “Mblerësia” dhe Martesa”, ai mori pjesë në të gjitha festivalet në ish-Jugosllavi, ndërkaq pas diplomimit punoi në Teatrin Jugosllav të Dramës.

Kur nisi përkeqësimi i krizës në ish-Jugosllavi ai u largua nga Beogradi dhe vazhdoi karrierën në Prishtinë, duke luajtur në disa shfaqje. Në këtë periudhë, Petrovci u angazhua edhe në disa teatro të rajonit.

Në fillim të viteve ’90 u zgjodh ligjërues i aktrimit dhe diksionit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ai ishte themelues dhe drejtues i Teatrit Dododa në Prishtinë nga viti 1990 deri më 1993. Pasi u largua nga Dodona, Petrovci themeloi shkollën e parë private të aktrimit në Prishtinë, “Actor’s Studio”.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, kjo studio themeloi Akademinë e Arteve, dhe më pas shtëpinë e teatrove “Teatri i Babës”.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si aktor, Petrovci luajti një numër të madh rolesh në teatër, dhe luajti në dhjetëra filma, seriale, drama televizive, kryesisht në role kryesore.

Për rolet e tij, ai është shpërblyer me çmime nga festivale të ndryshme.

Më 2023, Universiteti i Prishtinës i ndau Enver Petrovcit titullin “Profesor Emeritus”, teksa ai vlerësohej se ishte ndër themeluesit e katedrës së aktrimit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net