Добавить новость
123ru.net
World News
Август
2025

Dëmtohen zyrat e SNS-së në Beograd gjatë protestave, Vuçiq viziton vendin e ngjarjes

0

Në mbrëmjen e shtatë me radhë të protestave kundër Qeverisë, të zhvilluara nën moton “Ku mbetëm”, të hënën në Beograd ndërhyri Njësia e Xhandarmërisë, duke i shtyrë demonstruesit, pasi disa persona të maskuar hodhën gurë drejt zyrave të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Pak më vonë, në ato hapësira mbërriti edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili vjen nga radhët e kësaj partie.

Vuçiq përsëriti vlerësimin e tij se ka përpjekje për një “revolucion me ngjyra”, term me të cilin pushteti i etiketon protestat antiqeveritare që po mbahen prej më shumë se nëntë muajsh, pas vdekjes së 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rusë, ai tha se përpjekja për “revolucion me ngjyra” është organizuar dhe financuar nga jashtë vendit, duke shtuar se Ministria e Jashtme e Rusisë “me të drejtë ka konstatuar se bëhet fjalë për një përpjekje të tillë”.

“Do ta çlirojmë shtetin nga ky terror dhe e keqe. Do të ndjekim shumë më tepër, më shpejt, më fuqishëm. Nuk do të pyesim askënd nga jashtë dhe nuk do të kërkojmë leje”, tha Vuçiq.

Protestat e javës së kaluar u shoqëruan me përplasje të dhunshme mes policisë, mbështetësve të pushtetit dhe protestuesve.

Pakënaqësi të madhe nxiti edhe sjellja e policisë në Vërbas e Baçka Pallankë më 12 gusht, kur mbështetësit e pushtetit përdorën mjete piroteknike kundër protestuesve, ndërsa policia akuzohet se nuk bëri asgjë për t’i ndalur.

Dy ditë më vonë, në Valjvë pati përleshje të ashpra ku u demoluan hapësirat e SNS-it dhe u sulmua ndërtesa ku ndodhen Prokuroria e Lartë, Prokuroria Themelore dhe Gjykata e Kundërvajtjeve.

Organizatorët e protestave e akuzuan policinë për “brutalitet dhe represion ndaj qytetarëve”.

Më 17 gusht, presidenti Vuçiq paralajmëroi se brenda “tri ose katër ditësh shteti do të marrë vendime befasuese” si përgjigje ndaj protestave, pa dhënë më shumë hollësi.

Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net