Добавить новость
123ru.net
World News
Август
2025

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

0

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit.

Këtë e tha ai më 18 gusht në një konferencë për media në Banja Llukë, në të cilën kryeministri i entitetit, Radovan Vishkoviq, dha dorëheqje.

Shpallja e referendumit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës (KQZ) ia hoqi Dodikut mandatin për postin e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik kërkon që për këtë çështje të shprehen qytetarët.

Vendimi i KQZ-së u mor pak ditë pasi Gjykata e Bosnjës, në fillim të gushtit, e shpalli Dodikun fajtor dhe e dënoi me një vit burgim, si dhe me gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

“Ne kërkojmë respekt dhe liri, e cila do të vijë përmes referendumit. Kjo është porosia jonë – na ktheni te Marrëveshja e Dejtonit. Qëndrimin tonë do ta japim në referendumin që do të mbahet në fund të shtatorit”, tha Dodik.

Ekipi i tij ligjor ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të KQZ-së, e cila tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Bosnjës. Sipas ligjit, më 18 gusht skadon afati treditor brenda të cilit Dhoma e Apelit e kësaj gjykate duhet të marrë vendim.

Ky vendim do të jetë përfundimtar dhe do të përcaktojë nëse Dodik mbetet në detyrë apo mandati i tij zyrtarisht përfundon.

Nëse ankesa refuzohet, KQZ duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh. Mandati i presidentit të ri do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për tetorin e vitit të ardhshëm.

Pse referendumi konsiderohet jokushtetues?Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk përmban dispozita që ndalojnë apo lejojnë qartë referendumet, por asnjë nivel më i ulët i qeverisjes nuk mund të organizojë referendum për çështje që bien nën juridiksionin dhe kompetencat e shtetit të Bosnje e Hercegovinës.

Dodik dhe aleatët e tij politikë në RS thonë se vendimi për heqjen e mandatit është i paligjshëm, duke u mbështetur në Kushtetutën e entitetit, ku thuhet se mandati i presidentit përfundon para kohe vetëm në rast dorëheqjeje ose shkarkimi.

Kërcënime të mëparshme me referendumeKuvendi i RS-së për herë të parë miratoi vendim për referendum në vitin 2011, duke e caktuar atë për qershor të atij viti. Pyetja ishte: “A i mbështesni ligjet e vendosura nga përfaqësuesi i lartë në Bosnjë, sidomos ligjet për Gjykatën Shtetërore dhe Prokurorinë?”

Por, Dodik hoqi dorë nga referendumi pas një takimi me Catherine Ashton, asokohe përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Në vitin 2016 u mbajt i vetmi referendum nën udhëheqjen e Dodikut – ai për Ditën e Republikës Sërpska. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës më parë kishte anuluar vendimin për shpalljen e referendumit dhe më pas shpalli të pavlefshëm edhe rezultatet, duke e cilësuar atë jokushtetues.

Prokuroria e Bosnjës ngriti padi ndaj katër personave për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por më pas e tërhoqi akuzën.

Ndër të pandehurit ishte edhe Sinisha Karan, sot ministër i Brendshëm i RS-së, asokohe kryetar i Komisionit të Referendumit. Dodik, si nismëtar, nuk u përfshi në aktakuzë.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net