Добавить новость
123ru.net
World News
Август
2025

Australia thotë se do ta njohë shtetin palestinez

0

Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i këtij shteti, Anthony Albanese më 11 gusht.

“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gazë”, tha ai për gazetarët në Kanbera.

“Derisa shtetësia izraelite dhe palestineze të bëhen të përhershme, paqja mund të jetë vetëm e përkohshme. Australia do të njohë të drejtën e popullit palestinez për një shtet të vetin. Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar që kjo e drejtë të bëhet realitet”, shtoi ai.

Ky vendim i Australisë vjen pasi disa shtete të tjera, përfshirë Francën, Britaninë dhe Kanadanë, kanë njoftuar më herët se do ta njohin një shtet palestinez, pasi Izraeli nisi një luftë në Gazë gati dy vjet më parë në përgjigje të sulmeve të kryera nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor ndaj Izraelit.

“Ka një mundësi dhe Australia do të punojë me komunitetin ndërkombëtar për ta shfrytëzuar atë”, theksoi Albanese.

Ai tha se vendimi i Australisë bazohet në siguritë e marra nga Autoriteti Palestinez se “nuk do të ketë rol për terroristët e Hamasit në asnjë shtet të ardhshëm palestinez”.

Megjithatë, Autoriteti Palestinez nuk ka prani në Gazë, që qeveriset nga Hamasi për gati dy dekada.

Disa orë para njoftimit të Albanese, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi thirrjet ndërkombëtare për njohjen e shtetësisë palestineze duke argumentuar se një gjë e tillë “nuk do të sjellë paqe, do të sjellë luftë”.

Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për gjendjen e mbi 2 milionë palestinezëve në Rripin e Gazës, ku luftimet kanë shkaktuar një krizë të rëndë humanitare dhe paralajmërime për uri masive.

Albanese kritikoi Qeverinë izraelite, duke thënë se ajo vazhdon të sfidojë “të drejtën ndërkombëtare dhe të mohojë ndihmën e mjaftueshme”.

Teksa lëvizja globale për njohjen e shtetit palestinez po rritet, ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, tha se shteti i tij po e shqyrton me kujdes mundësinë për ta njohur shteti palestinez gjatë muajit të ardhshëm. Sipas tij, njohja e shtetit palestinez është “çështje kohe, jo nëse do të ndodhë apo jo”.

Teksa vendet po paralajmërojnë për njohjen e shtetit palestinez, lufta në Gazë po vazhdon. Si pasojë e sulmeve të Hamasit, më 7 tetor 2023 në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Ndërkaq, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 61.000 palestinez, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net