Добавить новость
123ru.net
World News
Август
2025

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet "kërcënim real" për sigurinë e Kosovës

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim real për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Kurti, gjatë edicionit të tetë të Konferencës së Ambasadorëve – që mbledh në Prishtinë të gjithë ambasadorët e Kosovës në mbarë botën – tha se ambasadorët e Kosovës kanë rol jetik në luftimin e propagandës kundër shtetit, por edhe të promovimit të Kosovës jashtë vendit.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare”, tha Kurti.

Ndërkaq, Gërvalla i cilësoi si “sfiduese” raportet e Kosovës me Serbinë, shtet që sipas saj paraqet “kërcënim real për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.

“Serbia jo vetëm që refuzon ta njohë shtetin tonë, por zhvillon fushata të hapura për ta minuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar, pengon proceset integruese dhe financon e udhëzon struktura ilegale, kriminale në vendin tonë”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, këto nuk janë vetëm kundërshti politike, por “sulme të drejtpërdrejta ndaj Kosovës”.

“Si shtet ligjor, ne i kundërvihemi me vendosmëri dhe bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë për të garantuar se kërcënimet e Serbisë nuk do të shndërrohen kurrë në realitet”, tha ajo.

Kosova vazhdimisht akuzon Serbinë që kryen fushata kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, e pengon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe kryen fushata të dezinformimit.

Në këtë drejtim, Kurti tha se Serbia “në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse”, shpenzon miliona euro për lobim dhe shpërndarjen “sistematike të mesazheve të rreme kundër Kosovës” nëpër botë.

Serbia reagon gjithmonë ashpër kur shtetet e tjera njohin pavarësinë e Kosovës, siç ndodhi gjatë këtij viti, kur Kenia dhe Sudani njohën pavarësinë e Kosovës.

Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova ende figuron pjesë e këtij shteti.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të larta që nga viti 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Që atëherë, ka pasur edhe incidente të tjera në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin në Banjskë, por Serbia mohon se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Prishtina kërkon që Beogradi t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur, të cilët besohet se gjenden në Serbi. Edhe faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net