Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2025

Limaj: Sqarimet që kërkoi Osmani hapin rrugë për zgjidhje

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në Kosovë mbizotëron një situatë tjetër pas 22 korrikut, kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarime, lidhur me atë se çfarë do të ndodhë pas datës 26 korrik, në rast se deri atëherë nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Osmani kërkoi edhe një masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit - afat ky që ka filluar të llogaritet nga 26 qershori, data kur Kushtetuesja ka marrë vendimin.

Limaj tha se kjo kërkesë e ndihmon procesin e konstituimit të Kuvendit.

"Është edhe në interesin e partive politike që të pritet vendimi i Gjykatës në të dyja drejtimet, por edhe t'u jepet mundësia atyre që në këtë kohë - nëse ka masë të përkohshme - të gjendet një zgjidhje dhe të vihet te një shumicë parlamentare", tha Limaj.

Ai është në negociata me Albin Kurtin, udhëheqës i partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kryeministër në detyrë, i cili ka shprehur gatishmëri për të qeveriur me Nismën e Limajt.

"Nisma do të ndihmojë në zhbllokimin e situatës me aq sa ka mundësi. Kemi pasur disa takime me kryeministrin, opsionet i kemi në tavolinë - edhe nga Vetëvendosja, edhe nga Nisma", tha Limaj, pa sqaruar nëse janë afër ndonjë marrëveshjeje.

"Ftesa ime është që ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë mundësi që ka dhënë presidentja e Republikës, e shpresoj edhe Gjykata Kushtetuese, dhe të shkojmë drejt një zgjidhjeje përfundimtare, jo parciale", shtoi ai.

Limaj foli para gazetarëve, pasi kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ndërpreu të mërkurën seancën, duke thënë se nuk ka kushte për zhvillimin e saj.

Kjo ndodhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia largoi mikrofonin.

Paraprakisht, Dehari nuk e lejoi atë të debatonte për çështje të tjera jashtë rendit të ditës.

Në seancë ishte e paraparë të bëhej përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit.

Dehari e caktoi mbledhjen e radhës për datën 25 korrik, ndërkohë që afati kushtetues për konstituimin e institucionit ligjvënës skadon vetëm një ditë pas.

Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit nuk kanë arritur ta konstituojnë atë, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk ka kaluar në votim të hapur.

Vetëvendosje insiston që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por opozita kundërshton.

Në mes të këtij ngërçi politik, Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 26 qershor që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, por nuk ka sqaruar se çfarë ndodh në rast të mosrespektimit të këtij afati.

Katër ditë para skadimit të tij, më 22 korrik, presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë dhe një masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor.

Disa deputetë të partive opozitare në legjislaturën e kaluar e kanë konsideruar të vonuar veprimin e Osmanit dhe kanë thënë se kërkesa për masë të përkohshme pezullimi i jep më shumë kohë Vetëvendosjes për të vazhduar me bllokimin e institucioneve të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se këtë fundjavë pritet të shihet nëse do të ketë marrëveshje për formimin e institucioneve.

Ai ka pohuar se Vetëvendosje është e gatshme për bashkëqeverisje me Nismën e Limajt, të cilës ka thënë se i ka bërë edhe ofertë konkrete.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net