Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2025

GJND: Dështimi për ta mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike mund të shkelë ligjin ndërkombëtar

0

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në një opinion historik këshillues më 23 korrik tha se shtetet mund të jenë në shkelje të ligjit ndërkombëtar nëse dështojnë të marrin masa për të mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike dhe se shtetet që dëmtohen nga pasojat e ndryshimeve, mund të kenë të drejtë për kompensim.

Avokuesit dhe mbështetësit e klimës e mirëpritën menjëherë opinionin e GJND-së lidhur me detyrimet që kanë shtetet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe pasojat me të cilat mund të përballen nëse nuk veprojnë.

“Dështimi i një shteti për të ndërmarrë veprime të përshtatshme për të mbrojtur sistemin klimatik ... mund të përbëjë një akt të padrejtë ndërkombëtar”, tha gjatë seancës presidenti i gjykatës, Yuji Iwasawa. Ai e quajti krizën klimatike “një problem ekzistencial me përmasa planetare që rrezikon të gjitha format e jetës dhe vetë shëndetin e planetit tonë”.

Opinioni, që nuk është detyrues, përfshin mbi 500 faqe. Ky opinion u vlerësua si një pikë kthese në të drejtën ndërkombëtare për klimën.

Veçanërisht, gjykata deklaroi se një “mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm” është e drejtë e njeriut.

Kjo hap rrugën për veprime të tjera ligjore, përfshirë rikthimin e shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’i kërkuar llogari njëra-tjetrës, si dhe padive në nivel kombëtar, apo edhe përdorimit të instrumenteve ligjore, sikurse marrëveshjet për investime.

Rasti u udhëhoq nga Vanuatu – ishull në Paqësor – dhe kërkesa e këtij shteti u mbështet nga mbi 130 vende të tjera.

Të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara – përfshirë shtetet me nivelet më të larta të emetimeve të gazrave serrë sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Kina – janë palë në këtë gjykatë.

Aktivistët për klimën u mblodhën para gjykatës, me një pankartë që lexonte: “Gjykatat kanë folur. Ligji është i qartë. Shtetet duhet të VEPROJNË TANI”.

“Sot, gjithçka ka ndryshuar. Gjykata më e lartë e botës na dha një mjet të fuqishëm për të mbrojtur njerëzit nga pasojat shkatërruese të krizës klimatike – dhe për të sjellë drejtësi për dëmin që tashmë kanë shkaktuar emetimet e tyre”, tha në një deklaratë ish-komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Mary Robinson.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë na afron më shumë me një botë ku qeveritë nuk mund të mbyllin më sytë ndaj përgjegjësive të tyre ligjore. Ai konfirmon një të vërtetë të thjeshtë të drejtësisë klimatike: Ata që kanë kontribuar më së paku në këtë krizë meritojnë mbrojtje, dëmshpërblim dhe një të ardhme”, tha Vishal Prasad, drejtor i organizatës Studentët nga Ishujt e Paqësorit që Luftojnë Ndryshimet Klimatike.

Pas viteve lobimi nga shtetet-ishuj që janë më të rrezikuara dhe frikësohen se mund të zhduken për shkak të rritjes së nivelit të detit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi në vitin 2023 një opinion këshillues nga GJND-ka, si një bazë e rëndësishme për obligimet ndërkombëtare.

Një panel prej 15 gjyqtarësh u ngarkua me përgjigjen e dy pyetjeve: Çfarë janë të detyruara të bëjnë vendet, sipas së drejtës ndërkombëtare, për të mbrojtur klimën dhe mjedisin nga emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu? Së dyti, cilat janë pasojat ligjore për qeveritë kur veprimet e tyre, ose mosveprimet, kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme klimën dhe mjedisin?

Në dekadën deri në vitin 2023, nivelet e deteve në nivel global u rritën mesatarisht për rreth 4.3 centimetra, ndërsa disa pjesë të Paqësorit shënuan rritje edhe më të madhe.

Bota gjithashtu është për 1.3 gradë Celsius që nga koha para-industriale, për shkak të djegies së karburanteve fosile.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net