Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2025

Kongresi e miraton projektligjin e Trumpit për shpenzime dhe taksa pas disa ditëve debate e vonesa

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e miratoi projektligjin e tij të madh për taksat dhe shpenzimet.

Projektligji vuri në pah mbizotërimin e presidentit mbi Partinë Republikane, e cila ishte kapluar nga dilemat rreth përmbajtjes së tij, pasi projketligji pritet ta rrisë ndjeshëm borxhin kombëtar dhe ta shkurtojë ndihmën shëndetësore dhe sociale.

Një grup i vogël kundërshtarësh brenda partisë në fund u pajtuan për ta votuar atë, pasi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, punoi gjatë gjithë natës së kaluar për t’i bindur kundërshtarët në Dhomën e Përfaqësuesve ta mbështesnin "Projektligjin e Madh dhe të Bukur".

Projektligji kaloi në votimin përfundimtar me 218 për dhe 214 kundër.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do ta nënshkruajë projektligjin të shtunën, më 5 korrik, për ta kthyer atë në ligj.

“Një nga projektligjet më të rëndësishme ndonjëherë. SHBA-ja është vendi më i ‘NXEHTË’ në botë, pa diskutim!!!” shkroi Trump në rrjetet sociale pasi u miratua projektligji.

Koha e votimit u shty pasi udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries, foli për afro nëntë orë për t’i vonuar procedurat.

Dëbime masive dhe ulje taksashProjektligji voluminoz kaloi në Senat të martën dhe duhej të kthehej në Dhomën e Përfaqësuesve për t’i miratuar ndryshimet e bëra nga senatorët.

Paketa përmbush shumë nga premtimet elektorale të Trumpit: rritje të shpenzimeve ushtarake, financim për një fushatë të dëbimit të imigrantëve dhe një zotim prej 4.5 trilionë dollarësh për t’i zgjatur lehtësimet tatimore nga mandati i tij i parë.

“Sot po vendosim një gur themel të rëndësishëm për Epokën e Artë të re të Amerikës”, tha Johnson.

Por, pritet që kjo t’i shtojë 3.4 trilionë dollarë të tjerë mbi deficitin në rritje të vendit gjatë një dekade, ndërkohë që shkurton ndjeshëm ndihmën ushqimore federale dhe bën shkurtimet më të mëdha në programin Medicaid – sigurimi shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta – që nga krijimi i tij në vitet ‘60.

Disa vlerësime tregojnë se deri në 17 milionë njerëz mund të humbasin mbulimin e sigurimeve shëndetësore sipas këtij projektligji. Dhjetëra spitale rurale pritet të mbyllen.

Shpenzimet shtesë për ushtrinë dhe sigurinë kufitare do të financohen pjesërisht përmes ndërprerjes së subvencioneve për energjinë e pastër dhe automjetet elektrike – një faktor që ka nxitur një përplasje të ashpër publike mes Trumpit dhe ish-mbështetësit të tij, Elon Musk.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net