Добавить новость
123ru.net
World News
Июнь
2025

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran

0

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se presidenti amerikan, Donald Trump, do ta marrë një vendim brenda dy javëve të ardhshme nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen apo jo në luftën mes Izraelit dhe Iranit.
Duke e lexuar mesazhin Trumpit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve: “Duke u bazuar në faktin se ka mundësi të konsiderueshme për bisedime që mund të ndodhin ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do ta marr vendimin tim nëse do të ndërhyj apo jo brenda dy javëve të ardhshme”.
Leavitt tha në një konferencë të rregullt për shtyp se Trumpi është i interesuar për një zgjidhje diplomatike me Iranin, por përparësia e tij kryesore është të garantojë që Irani të mos ketë mundësi të zhvillojë ndonjë armë bërthamore.
Ajo tha se marrëveshja do të duhej ta ndalonte pasurimin e uraniumit nga ana e Teheranit dhe t’i zhbënte aftësitë e Iranit për të prodhuar ndonjë armë bërthamore.
“Presidenti është gjithmonë i interesuar për zgjidhje diplomatike... ai është komandanti i paqes. Ai është presidenti i paqes përmes forcës. Dhe, nëse ka mundësi për diplomaci, presidenti gjithmonë do ta shfrytëzojë atë”, tha Leavitt. “Por, gjithashtu dua të shtoj se ai nuk ka frikë ta përdorë forcën”.
Leavitt nuk pranoi të thoshte nëse Trump do ta kërkonte autorizimin e Kongresit për ndonjë sulm ndaj Iranit.
Ajo tha se Uashingtoni mbetet i bindur se Irani nuk ka qenë kurrë më afër sigurimit të një arme bërthamore.
Izraeli i bombardoi ndërtesat bërthamore në Iran të enjten, ndërsa Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt Izraelit pasi goditi një spital izraelit gjatë natës.
Lufta ajrore njëjavore mes dy vendeve armike të Lindjes së Mesme u përshkallëzua edhe të enjten dhe asnjëra palë nuk tregoi shenja frenimi.
Leavitt tha se Trump ishte njoftuar për operacionin izraelit të enjten dhe se Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pranon t’i ndalojë përpjekjet për të zhvilluar armë bërthamore.

Irani po shqyrton mundësi më të gjera për t’iu përgjigjur sfidës më të madhe të sigurisë që nga revolucioni i vitit 1979.
Trump ka shkaktuar huti rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së në luftë, duke kaluar nga propozimi për një zgjidhje të shpejtë diplomatike te sugjerimi se SHBA-ja mund t’i bashkohet luftimeve.
Të mërkurën, ai tha se askush nuk e di se çfarë do të bëjë. Një ditë më parë, ai kishte aluduar në rrjetet sociale për vrasjen e ajatollah Ali Khameneit, pastaj kërkoi dorëzimin e pakushtëzuar të Iranit.
Tre diplomatë i thanë Reutersit se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, kanë folur disa herë me telefon prej se Izraeli i nisi sulmet javën e kaluar.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net