Добавить новость
123ru.net
World News
Март
2025

Vdes George Foreman, një nga boksierët më të mirë në histori

0

George Foreman, një nga boksierët më të mirë në histori që kishte marrë titullin e kampionit të peshës së rëndë në moshën 45-vjeçare dhe më pas u bë emër i njohur në botën e biznesit, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë për vdekjen e më të dashurit tonë, George Edward Foreman Sr., i cili u nda nga jeta paqësisht më 21 mars 2025, i rrethuar nga më të dashurit e tij”, shkroi familja e tij në Instagram.

Foreman, që kishte një goditje të fuqishme, kishte humbur titullin e parë ndaj Muhammad Alisë më 1974, por ai e mori titullin e kampionit dy dekada më vonë kur e mposhti me nokaut Michael Moorer.

I lindur në Marshall të Teksasit më 10 janar 1949, familja e Foremanit shpejt u zhvendos në Hjuston ku ai dhe gjashtë vëllezërit dhe motrat e tij u rritën nga nëna e tyre. I rritur në varfëri dhe në jugun e SHBA-së të ndarë nga baza racore, Foreman braktisi shkollimin fillore dhe përdori trupin e tij të madh dhe grushtet e fuqishme për të kryer grabitje në rrugë.

“Rrëtimi i Georgit nga rrugët në boks dhe më pas suksesi në biznes është inspirim”, tha kryetari i Hjustonit, John Whitmire.

“Ai kurrë nuk harroi se prej nga ishte... Hjustoni gjithmonë do të jetë krenar që e ka pasur George Foremanin një nga të vetët”.

Foreman kishte shkruar më vonë se reformat nën presidentin Lyndon B. Johnson, e kishin shpëtuar atë nga rruga. Përmes një programi social, në moshën 16-vjeçare ai u zhvendos nga Teksasi dhe u inkurajua që gjithë zemërimin e tij ta përdorte për boks.

Në moshën 19-vjeçare, teksa po zhvillonte meçin e 25 amator, Foreman mori medaljen e artë në kategorinë e peshave të rënda në Olimpadën e vitit 1968. Më pas u bë boksier profesionist dhe fitoi 37 ndeshje rresht dhe u ndesh me kampionin e atëhershëm në fuqi Joe Frazier, duke e mposhtur me një nokaut teknik në rundin e dytë.

Foreman e mbrojti titullin dy herë para se të takohej me Muhammad Alinë në Kongo, që ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të sportit të boksit.

Alisë i ishte marrë titulli shtatë vjet më parë, pasi kishte refuzuar që të rekrutohej për Luftën e Vietnamit dhe në betejën me Foremanin nuk konsiderohej favorit. Por, në rundin e tetë, Muhammad Ali e nokautoi atë.

Kjo humbje e tronditi Foremanin. Ai pushoi për një vit para se të kthehej në ring, kur pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale. Ai u pensionua nga sporti më 1977.

Një dekadë më vonë dhe me peshë shumë më të madhe, Foreman organizoi një rikthim të pazakonshëm në sport me qëllim që të mblidhte para për një qendër për të rinjtë, që ai kishte themeluar në Teksas.

Ai fitoi 24 meçe rresht, para se të humbte ndaj Evander Holyfield, më 1991. Tre vjet më vonë, ai e mposhti Moorer, duke u bërë kampioni më i vjetër ndonjëherë i peshave të rënda, pasi fitoi titullin në moshën 45-vjeçare.

Meçin e fundit Foreman e zhvilloi më 1997, duke i dhënë fund karrierës profesionale me një total prej 76 fitoresh dhe pesë humbjes.

Foreman ishte i martuar pesë herë. Ai kishte pesë djem, pesë vajza dhe dy vajza të tjera të adoptuara.

Pas pensionimit, në vitet ’90, ai u bë një figurë e shquar në fushën e biznesit.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net