Добавить новость
123ru.net
World News
Сентябрь
2023

Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë

0
Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.


Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.


Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit.




Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.


Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.


Mesazhe nga SHBA dhe BE

Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.


Gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.




Një ditë më vonë, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, theksoi se BE-ja është shumë e shqetësuar për forcimin e pranisë ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit dhe tha se kjo është "shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë".


Cili është reagimi i Beogradit?

Megjithatë, Serbia pretendon se nuk e ka ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake.


Në një deklaratë për media më 29 shtator, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se “ka të pavërteta për nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të Serbisë”, pasi, siç pretendon, ai nuk e ka miratuar këtë.


Pas sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, Ushtria Serbe përmes një komunikate për media (27 shtator) njoftoi se ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i vizitoi njësitet e ushtrisë "në zonën e dislokimit të tyre" atë ditë, por pa saktësuar se në cilën pjesë të Serbisë.




Ushtria serbe ka dislokuar trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën, pas sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.


Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon çdo lidhje dhe njoftoi se do ta hetojë njërin prej liderëve kryesorë të serbëve të Kosovës, Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë e plotë për sulmin, sipas avokatit të tij.


REL-i i dërgoi pyetje Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë për paralajmërimet e Uashingtonit dhe mbi çfarë baze ushtria po grupohet rreth kufirit nëse - siç tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq - ai nuk e nënshkruan ngritjen e gatishmërisë luftarake, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net