Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2023

Protesta në Izrael kundër projektligjit që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë

0
Protestuesit në Izrael bllokuan autostradat kryesore dhe u përplasën me policinë të martën, teksa ndërsa koalicioni i djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu shtyu përpara një projekt-ligj të diskutueshëm që synon kufizimin e autoritetit të Gjykatës së Lartë.


Turmat e protestuesve që valëvitnin flamurin, ndaluan trafikun e mëngjesit në kryqëzimet kryesore dhe në autostrada në mbarë vendin. Disa u shtrinë në rrugë, e të tjerë brohorisnin.


Oficerët e policisë të montuar u dërguan mes qindra demonstruesve në Tel Aviv, qendra aktive e biznesit të Izraelit. Në hyrje të Jerusalemit, forcat e rendit përdorën një top uji për të shpërndarë disa protestues dhe i larguan me forcë të tjerët nga vendi i ngjarjes.


Në kryeqytetin e Izraelit, policët, duke kalëruar, tentuan të shpërndanin qindra protestues. Në hyrje të Jerusalemit, oficerët përdorën topa uji për të shpërndarë disa protestues dhe të tjerët i tërhoqën zvarrë me forcë.




Të paktën 42 persona u arrestuan, tha policia. Protesta tjera janë planifikuar gjatë të martës, duke përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar të Ben Gurionit.


Përpjekjet e koalicionit nacionalist-fetar të Netanyahut për të modifikuar sistemin e drejtësisë kanë ndezur protesta të pashembullta, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët perëndimorë për mirëqenien demokratike të Izraelit, dhe shqetësime për pasoja ekonomike.


Projektligji i ri fitoi një të parë nga tre votat e nevojshme për t'u shkruar në ligj të hënën vonë, pas thirrjeve të 'për turp' nga ligjvënësit e opozitës.


Të hënën vonë, projektligji i ri fitoi tre votimet e nevojshme për t'u miratuar si ligj, duke bërë që ligjvënësit e opozitës të thërrasin “turp”.


Nësë kalon në formën siç është tani, ky ligj do të frenojë kompetencat e Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar vendimet e marra nga qeveria, ministrat dhe zyrtarët e zgjedhur.


Kritikët argumentojnë se kjo mbikëqyrje gjyqësore ndihmon në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin. Përkrahësit thonë se ndryshimi do të lehtësojë qeverisjen efektive duke frenuar ndërhyrjen e gjykatës, duke argumentuar se gjyqtarët kanë mjete të tjera ligjore për të ushtruar mbikëqyrje.




Disa anëtarë të partisë Likud të Netanyahut kanë thënë se projektligji do të zbutet përpara se të sillet në një votim përfundimtar.


Uashingtoni i ka kërkuar Netanyahut që të arrijë marrëveshje të gjera për çdo reformë në drejtësi, që sipas tij, duhet të mbajë gjykatat e Izraelit të pavarura.


Netanyahu deri më tani nuk ka treguar se e ka në plan të ndalojë votimin e projektligjit dhe gjithashtu ka minimizuar pasojat ekonomike nga protestat por edhe nga fushata në Bregun Perëndimor, të cilat i kanë trembur investitorët dhe ka dobësuar shekelin [monedha izraelite] pothuajse 8% që nga janari.


Kreu i sindikatës më të madhe të punëtorëve në Izrael i kërkoi Netanyahut të mos lejojë atë që ai e përshkroi si ekstremizëm.


"Ku po e çoni shtetin e Izraelit? Çfarë trashëgimie do të lini pas? Jepi fund këtij kaosi të çmendur", tha kryetari i Histadrut, Arnon Bar-David.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net