Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2023

Të shtëna masive në SHBA: Dy të vrarë, 28 të lënduar, tre në gjendje kritike

0
Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm masiv me armë në Baltimore të SHBA-së, bënë të ditur autoritetet policore. Të gjithë viktimat ishin të rritur.


Agjencia e lajmeve AP raporton se tre persona janë në gjendje kritike, pas sulmit të bërë në mëngjesin e 2 korrikut.


Komisionari në detyrë i Departamentit të Policisë në Baltimore, Richard Worley, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë një konference për media në vendin e ngjarjes.


Një 18-vjeçare dhe një 20-vjeçar janë gjetur të vdekur në vendin ku u krye sulmi,  raporton AFP duke cituar një deklaratë të policisë.


Dhjetë persona u dërguan në spitale nga policia dhe 19 të tjerë shkuan vetë, raportoi Fox 45, duke shtuar se një dëshmitar tha se dëgjoi 20 deri në 30 të shtëna me armë.


Të shtënat ndodhën rreth 12:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në një festë në zonën e Brooklyn Homes të Baltimores Jugore, tha Worley.


“Dua që ata që janë përgjegjës të më dëgjojnë dhe të më dëgjojnë shumë qartë”, tha kryetari i Baltimore, Brandon Scott. “Ne nuk do të ndalemi derisa t'ju gjejmë dhe do t'ju gjejmë. Deri atëherë, shpresoj që çdo frymë që merrni, të mendoni për jetët që keni marrë”.


Siç raporton AP, autoritetet bënë të ditur se ende nuk ka të arrestuar për këto të shtëna. Scott i kërkoi kujtdo që ka informacion t'i ndihmojë hetuesit të gjejnë “frikacakët” që ishin përgjegjës për të shtënat.


Arkivi i Dhunës me Armë (GVA) përkufizon "të shtënat masive" si një incident me armë, në të cilin katër ose më shumë njerëz janë plagosur ose vrarë.




Me më shumë armë zjarri sesa banorë, në SHBA është raportuar për të paktën 44.357 të vrarë nga armët e zjarrit në vitin 2022, përfshirë 24.090 vetëvrasje, sipas GVA-së.


Sipas FBI-së, në SHBA ka pasur 345 incidente të tilla në periudhën 2000-2020, të cilat kanë rezultuar me mbi 1.000 njerëz të vrarë dhe mbi 1.800 të plagosur.


Sulmi më vdekjeprurës i tillë - në Las Vegas në vitin 2017 - ka lënë më shumë se 50 njerëz të vrarë dhe mbi 500 të plagosur.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net