Добавить новость
123ru.net
World News
Май
2023

Parlamenti në Shqipëri voton për rritjen e pagave për deputetë dhe ministra 

0
Parlamenti në Shqipëri votoi të enjten projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike.


Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për pagat e tyre, dhe ligji mori 95 vota pro, dhe vetëm tre kundër.


Paketa prej tre ligjesh, që u miratua në Parlament, parashikon rritje të kompetencave të Këshillit të Ministrave, në caktimin e pagave në sektorin publik, rritje të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe skemën e re të rritjes së pagave për administratën publike, duke respektuar atë që njihet si hierarkia e pagave, ku më të lartën e ka presidenti.


"Nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit. Por, sipas një ekspertize të caktuar. Ka një piramidë pagash. Nuk mund të paguhet presidenti i republikës më pak se një mësues, dhe nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti”, tha Rama, i cili bëri të qartë se nuk do të votonte pikën që parashikon rritjen e pagave për deputetët.  


Në fakt, rritja e pagave për deputetët nuk ishte parashikuar në draftin e përgatitur nga Qeveria e Shqipërisë, por u bë me pjesë e tij me kërkesë të deputetëve të dy krahëve politikë, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.


Kundër rritjes së pagave për deputetët u shpreh dhe ish-kryeministri Sali Berisha.


Ai tha se është një “akt i turpshëm” dyfishimi i rrogave për zyrtarët e lartë, dhe se skema e Qeverisë nuk i rriste pagat në sektorin publik, nëse merret parasysh niveli i inflacionit.




Sa i përket rritjen së pagave në tërësi në sektorin publik, kryeministri Rama tha se me këtë vendim i hapet rrugë një procesi që prillin e ardhshëm e çon në 900 euro pagën mesatare.


“Sipas të gjitha gjasave, me këtë parashikim, ne ngjitemi në nivelin më të lartë të rajonit”, tha Rama.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se PD-ja, do ta miratojë rritjen e pagave, edhe pse është vendim i vonuar.


“Sot është dita që ne të ngremë zërin edhe për pensionistë, që si gjithmonë mbeten të fundit. Neve na drejton një Qeveri e korruptuar, që paguan vetëm për të blerë votat”, tha Bardhi.


Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se efekti financiar i reformës së pagave do të jetë 39 miliardë lekë, dhe se prej vendimit përfitojnë 130.330 punonjës.



Pagat dhe përfitimet shtesë "duhet të rriten në linjë me inflacionin"


Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156.770 lekë që është aktualisht, në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 Euro).


Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga u rritet në thuajse 400.000 lekë (3.636 Euro) nga 228.000 lekë, që është sot.


Paga e presidentit shkon në 425 mijë lekë (3.863 Euro) nga 257 mijë lekë që është aktualisht.


Edhe pse ligji hyn në fuqi në qershor, përfituesit do të marrin shtesën e pagës duke filluar nga muaji prill. 


Ndërsa në Parlament debatohej për rritjen e pagave, jashtë ndërtesës aktivistë të Lëvizjes “Bashkë” mbajtën një protestë.


Të rinjtë protestues hodhën para false ndaj deputetëve që hynin në Parlament, dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej, "Mos u ngopshi" dhe “Hajdutë”.


Drejtuesit e kësaj lëvizjeje, e cilësuan “të neveritshëm” vendimin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë në Shqipëri, në kushtet kur pensioni minimal mbetet 8.000 lekë (72 euro) dhe ai mesatar 15.000 lekë (136 euro).


Shqipëria nuk ka të përcaktuar as minimumin jetik.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net