Добавить новость
123ru.net
World News
Май
2023

Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmim rekord

0
Një orë, që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit të Dinastisë kineze Qing, është shitur për një çmim rekord prej 6.2 milionë dollarësh në një ankand në Hong Kong më 23 maj.


Një koleksionist aziatik, me banim në Hong Kong, thirri në telefon dhe bleu orën e rrallë të kompanisë, Patek Philippe, që i përkiste perandorit Aisin-Gioro Puyi, bëri të ditur shtëpia e ankandeve.


Jeta e perandorit kinez, Aisin-Gioro Puyi, është paraqitur në filmin që ka fituar Oscars, të titulluar The Last Emperor.


Çmimi real i shitjes së orës është 5.1 milionë dollarë, ndërkaq pjesa tjerë e vlerës është taksa që duhet të paguajë blerësi.


Thomas Perazzi, që udhëheq pjesën e orëve në shtëpinë e ankandeve Philips Asia, i tha Reuters se ky ishte “rezultati më i lartë” i çdo ore të dorës që dikur i përkiste ndonjë perandori.




Ora që perandori i fundit kinez kishte mbajtur, ishte një prej tetë orëve të llojit, Reference 96 Quantieme Lune, që kishte prodhuar Patek Philipe. Perandori Puyi ia kishte dhënë dhuratë këtë orë përkthyesit të tij rus, në kohën kur ai ishte i burgosur  nga Bashkimi Sovjetik, tha shtëpia e ankandit.


Çmimi fillestar i shitjes së kësaj ore ishte 3 milionë dollarë.


Orët e tjera që kishin qenë të perandorëve dhe që janë shitur në ankande, përfshijnë edhe një orë të prodhuar nga Patek Philippe, që kishte qenë e perandorit të fundit të Etiopisë, Haile Selassie. Ora ishte shitur më 2017 për 2.9 milionë dollarë.


Po atë vit, një orë Rolex, që dikur kishte qenë e perandorit të fundit të Vietnamit, Bao Dai, u shit për 5 milionë dollarë.


I lindur më 1906, Puyi ishte perandori i fundit i Dinastisë Qing të Kinës. Ai kishte nisur mbretërimin e tij në moshën 2-vjeçare.


Pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore më 1945, Puyi ishte arrestuar në Aeoportin Shenjang të Kinës nga Ushtria e Kuqe sovjetike. Ai u mbajt si i burgosur i luftës dhe qëndroi në një kamp ndalimi në Kabarovsk të Rusisë për pesë vjet.


Shtëpia e ankandeve tha se për tre vjet ka bashkëpunuar me specialistë të orëve, historianë, gazetarë dhe shkencëtarë për të hulumtuar historinë e orës dhe për të verifikuar origjinën e saj.


Parazzi tha se ora që i përkste Puyit ishte një prej orëve më të mira që Patek kishte prodhuar në atë kohë.


Gazetari Russell Working, që më 2001 kishte intervistuar përkthyesin e Puyit, Georgy Permyakov, tha se perandori kinez ia kishte dhënë orën Permyakovit në ditët e fundit të qëndrimit në Bashkimin Sovjetik, para se të ekstradohej për në Kinë.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net