Добавить новость
123ru.net
World News
Май
2023

Nxjerrja e trupave të dy turisteve në Valbonë u bë me ndihmën e ekspertëve nga Kosova

0
Trupat e dy turisteve që humbën jetën në Qafën e Valbonës në Shqipëri u nxorën pas rreth 11 orësh nga njoftimi për rrëzimin e tyre. Kjo u arrit vetëm pas ndërhyrjes së ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me kërkesë të policisë së Bajram Currit.


Sipas këtij shërbimi, operacioni për nxjerrjen e trupave ka nisur në orën 16:00 të ditës së martë dhe ka përfunduar në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e policisë së Bajram Currit (bashki ku përfshihet zona ku ndodhi ngjarja e rëndë), por edhe banorë të zonës.



Mjegulla dhe bora në këtë zonë të lartë malore bëri të pamundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter për të nxjerrë trupat e dy vajzave turiste, njëra nga Franca dhe tjetra nga Belgjika.


Dy turistet e huaja kanë qenë duke kaluar shtegun verior Theth-Valbonë, kur kanë rrëshqitur për shkak të borës së ngrirë. Ato kanë qenë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta.


Gjithashtu, mësohet se grupi prej katër turistësh nuk ka qenë i shoqëruar me guidë turistike apo me persona të tjerë që mund ta njihnin zonën, që si për bukurinë ashtu edhe për rrezikshmërinë e saj, për shkak të terrenit të thyer.




Për këtë ngjarje nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet në Shqipëri, ndërsa Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë turistëve vendas apo të huaj që ta shmangin kalimin e shtegut Valbonë-Theth, pasi për momentin është i mbyllur, por dhe shumë i rrezikshëm.



Ky shërbim u ka drejtuar një thirrje edhe autoriteteve në Shqipëri, që të vendosin shenja paralajmëruese rreziku apo të shtegut të mbyllur në këtë zonë.



Edhe një vit më parë në këtë zonë ka humbur jetën një turist gjerman.



Ndërkaq, prej dy ditësh rezulton i zhdukur një turist holandez, i cili u rrëmbye nga rrjedha e lumit Osum, në kanionet e Skraparit. Edhe pse polumbarët kryen kërkime, nuk u arrit të gjendej 68-vjeçari holandez që ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

 





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net