Добавить новость
123ru.net
World News
Май
2023

Mijëra njerëz protestojnë kundër dhunës në Serbi pas vrasjeve masive

0
Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, më 8 maj. Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe kufizimin e përmbajtjeve të dhunshme në media, pasi dy raste të vrasjeve masive e tronditën vendin.


Në protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës” morën pjesë anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit, të bashkuara pas vrasjeve masive të javës së kaluar –  kur 17 vetë u vranë brenda më pak se 48 orëve, përfshirë nëntë në një shkollë fillore në Beograd.


“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të promovimit të mëtejshëm të dhunës në media dhe hapësirë publike, si dhe përgjegjësi për reagim joadekuat që një kohë të gjatë nga autoritetet kompetente”, thuhet në një deklaratë të partisë së krahut të majtë, Le të Mos e Lëmë Beogradin të Mbytet.


Më shumë se dhjetë mijë demonstrues u mblodhën para parlamentit të Serbisë, para se të dilnin në rrugë për t’u tubuar pranë zyrave të Qeverisë së Serbisë.




“Ne jemi këtu sepse nuk mund të presim më. Ne kemi pritur shumë, kemi heshtur shumë, kemi kthyer kokën shumë gjatë”, i tha turmës Marina Vidojeviq, një mësuese e një shkolle fillore.


“Duam shkolla, rrugë, fshatra dhe qytete të sigurta për të gjithë fëmijët”.


Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm dhe kreun e agjencisë së inteligjencës serbe.


Të dielën, ministri serb i Arsimit dha dorëheqje, duke përmendur në letrën e tij të dorëheqjes të shtënat e javës së kaluar në një shkollë në Beograd.




Opozita po kërkon gjithashtu që shfaqjet televizive, të njohura për promovimin e dhunës, të hiqen nga transmetimi dhe të ndalohen gazetat pro-qeveritare që nxisin rregullisht tensionet me artikuj të vrazhdët që synojnë disidentët politikë.


Partia Progresive Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiq e kritikoi protestën, duke i quajtur grupet opozitare që morën pjesë në tubim “ligësi e pafytyrë... që guxon ta përdorë një tragjedi kombëtare për interesat e veta”, sipas mediave lokale.


Pas të shtënave, Vuçiq u zotua ta “çarmatoste” Serbinë me një plan ambicioz, ndërkohë që Serbia ka nivelin më të lartë të posedimit të armëve në Evropë nga civilët, me afërsisht 39 në çdo 100 njerëz që posedojnë armë zjarri, sipas organizatës kërkimore, Small Arms Survey.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net