Добавить новость
123ru.net
World News
Май
2023

BE-ja anulon një ngjarje në Tel Aviv shkaku i një ministri radikal izraelit

0
Bashkimi Evropian bëri të ditur më 8 maj se e ka anuluar një pritje diplomatike të planifikuar për t’u mbajtur në Tel Aviv, në mënyrë që ta parandalonte pjesëmarrjen e ministrit radikal ultranacionalist të Izraelit, Itamar Ben-Gvir.


Ky veprim i delegacionit të BE-së në Izrael kundër anëtarit të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, mund të shkaktojë një mosmarrëveshje diplomatike midis Izraelit dhe BE-së.


Marrëdhëniet tashmë janë tensionuar shkaku i politikave izrealite në Bregun e pushtuar Perëndimor.




Ben-Gvir, kreu i fraksionit të Fuqisë Hebraike, shërben si ministër i sigurisë kombëtare dhe u caktua ta përfaqësojë qeverinë izraelite në ngjarjen e organizuar nga BE për Ditën e Evropës, më 9 maj.


Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, tha më 7 maj, gjatë një interviste në radio Kan, se Ben-Gvir ishte caktuar nga sekretari i qeverisë për të marrë pjesë “jo si përfaqësues i partisë Fuqia Hebraike ... por për ta përfaqësuar qeverinë e Izraelit”.


BE-ja tha se vendosi “ta anulojë pritjen diplomatike, pasi ne nuk duam t'i ofrojmë një platformë një personi, pikëpamjet e të cilit kundërshtojnë vlerat të cilat i përfaqëson Bashkimi Evropian”.


Pjesa tjetër e ngjarjes publike do të zhvillohet siç ishte planifikuar, pasi që vetëm pritja diplomatike është anuluar.


Ben-Gvir është një ish-aktivist i ekstremit të djathtë, i cili është dënuar për nxitje dhe mbështetje të një grupi terrorist hebrenjsh. Si përfaqësues i qeverisë në ngjarjen e Ditës së Evropës, Ben-Gvir do t'u ishte drejtuar të pranishmëve.




“Është një turp që BE-ja, e cila pretendon se përfaqëson vlerat demokratike dhe multikulturalizmin, sillet me përçarje jodiplomatike”, tha Ben-Gvir.


Netanyahu u kthye në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar, në krye të një koalicioni që përfshin parti ultra-ortodokse dhe ultranacionaliste fetare, duke përfshirë fraksionin e vogël të Fuqisë Hebraike të Ben-Gvirit.


Qeveria ka vendosur zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor si prioritet kryesor. BE, së bashku me shumicën e komunitetit ndërkombëtar, i konsideron vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe pengesa për ndërtimin e një paqeje me palestinezët.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net