Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2022

Rama: Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë vjen nga një shtet tjetër

0
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të enjten se Shqipëria ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet tjetër.


“Ky është një agresion i organizuar nga një shtet, nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej dy shteteve fortësisht të dyshuara. Kjo është pjesa me delikate e hetimit”, u shpreh kreu i Qeverisë shqiptare.


Shqipëria këtë javë ka përjetuar sulmin më të madh kibernetik në historinë e saj, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.




Rama bëri me dije se ky sulm, të cilin e quajti të sofistikuar, është zmbrapsur përfundimisht dhe pjesa më e madhe e shërbimeve për qytetarët në portalet qeveritare janë rikthyer.


“Nuk është një sulm i zhvilluar nga hakerët e zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë ndërmarrje të tilla ndaj shteteve shumë më të madh të fuqishme dhe duke bllokuar sisteme kritike në SHBA për të vendosur gjoba shumë të majme”, u shpreh ai.


Rama tha se në momentin që do të kenë prova të mjaftueshme, Qeveria do të ndërmarrë hapa konkretë diplomatikë.


“S’dua të spekuloj se kjo është shumë serioze. Në momentin që do të kemi prova të mjaftueshëm do të marrim aksionin konkret të natyrës diplomatike. Arsyeja që jemi përpjekur të informojmë publikun, është se kemi qenë në një luftë që bombardon sistemet tona”, u shpreh Rama.


Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se sulmi kibernetik nisi të premten pasdite, pas së cilit u izoluan të gjitha infrastrukturat dhe sistemet qeveritare. Sipas kësaj agjencie, sulmi nisi si një sulm tipik në të cilin hakerët u përpoqën të godasin sistemet kritike, duke synuar t'i bënin ato jofunksionale.


Ndonëse Shqipëria nuk bëhet shpesh cak i sulmeve të kësaj natyre, qytetarët e vendit janë përballur me rrjedhjen e të dhënave personale, përfshirë rrogat dhe targat e makinave të tyre, të cilat kanë qenë të regjistruara në portalin qeveritar, e-Albania.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net