Добавить новость
123ru.net
World News
Июнь
2021

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

0
Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin Ligj për agjentët e huaj.


Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, vëzhguesi i mediave me seli në Paris tha se “vetëm një pjesë e mediave të pavarura po arrijnë t'i mbijetojnë presionit në rritje nga autoritetet”.


Ai përmendi mbylljen e portalit të lajmeve VTimes dhe rrezikun për mediat e tjera, të tilla si Meduza.


“Zhdukja graduale e mediave të pavarura nga peisazhi mediatik rus dhe përshpejtimi i këtij procesi kohëve të fundit janë gjëra shumë shqetësuese”, tha Jeanne Cavelier, shefe për Evropën lindore dhe Azinë qendrore te Reporterët pa Kufij.


“I bëjmë thirrje Vladimir Putinit dhe Ministrisë ruse të Drejtësisë që menjëherë të shfuqizojnë Ligjin e agjentëve të huaj, i cili po e minon pluralizmin e mediave, duke i shtypur mediat e pavarura dhe duke i vrarë ngadalë ato”, tha Cavelier.


Ligji i agjentëve të huaj në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar në mënyrë të përsëritur.


Ai kërkon që OJQ-të që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të përfshira në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t'u nënshtrohen auditimeve.


Modifikimet e fundit prekin edhe mediat e financuara nga jashtë, përfshirë shërbime të shumta të Radios Evropa e Lirë dhe gazetarë individualë.




Reporterët pa Kufij përmendën rastin e gazetarëve të shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, Lyudmila Savitskaya dhe Sergei Markelov, të cilët kanë qenë në mesin e të parëve që u është kërkuar të regjistrohen si “agjentë të huaj”.


Organizata përmendi edhe ngrirjen e llogarive të Radios Evropa e Lirë në Rusi, për shkak të refuzimit për të respektuar ligjin.


REL i ka cilësuar gjobat si “fushatë të kërcënimeve dhe frikësimeve - e sponsorizuar nga shteti”.


Etiketimi si “agjentë të huaj” është interpretuar nga shumë aktivistë të shoqërisë civile si mjet i Kremlinit për të frikësuar opozitën politike të Rusisë.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net