Добавить новость
123ru.net
World News
Июнь
2021

BE-ja dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë edhe më shumë në Ballkanin P.

0
Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel dhe pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s dhe në një samit me BE-në, diplomatët evropianë janë të bindur se do të rritet bashkëpunimi dhe koordinimi edhe në veprimet në Ballkanin Perëndimor. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel për veprim të përbashkët në rajon është biseduar në disa nivele gjatë qëndrimit të delegacionit të presidentit amerikan në Bruksel në fillim kësaj jave. 


Edhe në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga samiti BE-SHBA përmendet ky bashkëpunim.


“Ne kemi qëllimin që të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes tyre, dhe duke mbështetur reformat kyçe për integrime në BE”, thuhet në një pikë të kësaj deklarate të përbashkët.




Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e quajti të rëndësishme edhe faktin se takimi i parë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u zhvillua të njëjtën ditë kur u mbajt edhe takimi i liderëve të institucioneve të BE-së me presidentin amerikan, Joe Biden.


Diplomatët evropianë thonë se prej ardhjes së Bidenit në krye të Shtëpisë së Bardhë është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi me administratën e Shteteve të Bashkuara në shumë fusha, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor ku, siç thonë këta diplomat “BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe angazhohen për  vlerat e njëjta”.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke njohur rolin e BE-së si lehtësues kryesor i këtij dialogu, por duke ofruar edhe ndihmën aktive amerikane në kërkim të marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve.


Shtetet e Bashkuara janë shprehur se zgjidhja do të duhej të jetë njohja e ndërsjelltë.


Të njëjtën e kanë thënë edhe disa liderë të shteteve kryesore të BE-së por vet Bashkimi Evropian është përmbajtur nga përmendja eksplicite e njohjes pasi 5 shtete anëtare ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.    




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën (15 qershor) në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.


Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net