Добавить новость
123ru.net
World News
Июнь
2021

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

0
Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të aeroplanit të një linje ajrore evropiane, thanë diplomatët, transmeton AFP.


BE-ja po e ndëshkon Bjellorusinë për shkak se autoritetet e këtij vendi më 23 maj devijuan dhe e detyruan të ulet në Minsk një aeroplan që udhëtonte nga Greqia për në Lituani. Pasi ateroi në Minsk ata e arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës Raman Pratasevich, dhe të dashurën e tij.


Shtatë individë janë sanksionuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në incident ndërsa 71 individë dhe entitete janë shënjestruar për shtypjen ndaj opozitës, thanë diplomatët.


Sanksionet pritet miratohen zyrtarisht të hënën në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.




BE-ja tashmë ka bllokuar linjat ajrore bjelloruse që të fluturojnë në hapësirën ajrore të bllokut 27 anëtarësh.


Brukseli gjithashtu është duke u angazhuar për të goditur sektorët kryesorë të ekonomisë bjelloruse.  Alyaksandr Lukashenka, e ka drejtuar Bjellorusinë që nga viti 1994 dhe gëzon mbështetjen e Rusisë.


Bjellorusia është përfshirë në protesta prej kur Lukashenka është shpallur fitues i zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020.


Perëndimi dhe opozita bjelloruse besojnë se zgjedhjet janë manipuluar.


Prej atëherë, me dhjetëra mijëra persona janë ndalur, qindra janë rrahur dhe torturuar.


Shefja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, në një intervistë ekskluzive të dhënë në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë më 8 qershor, i bëri thirrje Perëndimit që të vendos sanksione më të ashpra ndaj qeverisë së Alyaksandr Lukashenkas.


Sipas saj, ato janë mënyra e vetme për të dëmtuar regjimin aurotitar të sunduesit të Bjellorusisë.


Pas zgjedhjeve Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia dhe shkoi në Lituani pasi kishte shqetësime për sigurinë e saj dhe të familjes.


Opozita thotë se zgjedhjet u fituan nga Tsikhanouskaya.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net