Добавить новость
123ru.net
World News
Январь
2021

Kosova përkeqëson luftën kundër korrupsionit

0
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020, shpërfaq një pamje të zymtë të korrupsionit në gjithë botën.


Kështu thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare Transparency International, e cila në raportin për vitin e kaluar, ka theksuar se shumë shtete pak bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit, dhe se korrupsioni jo vetëm që pengon luftimin e koronavirusit, por edhe kontribuon në vazhdimin e krizës së demokracisë.


“Viti 2020 ka rezultuar të jetë një nga vitet më të këqija për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe efekteve të saja shkatërruese. Ndikimi në aspektin shëndetësor dhe ekonomik ka qenë katastrofik për njerëzit në gjithë botën”, është përmendur në raport. 


 


 




Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.


Kosova këtë vit është radhitur e 104-ta me 36 pikë, duke shënuar përkeqësim në luftën e korrupsionit, meqë ka rënë për tri pozita më poshtë sesa vitin e kaluar.




Shqipëria, ndonëse ndan numrin e njëjtë të pikëve dhe renditjes me Kosovën, ajo ka shënuar përparim në këtë drejtim, duke u ngritur për dy pozita më lartë sesa vitin e kaluar.


Sa u përket vendeve tjera të rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina ndajnë pozitën 111, Serbia vendin e 94-t, Mali i Zi 67, dhe Kroacia 63.


Në listën e vendeve që duhen vëzhguar këtë vit, është përfshirë Serbia.


Sipas raportit, sfidat më të mëdha të këtij shteti janë çështjet e lidhura me sundim të ligjit, gërryerje të demokracisë dhe përpjekje për të heshtur zërat kritikë.


“Si përgjigjje ndaj COVID-19, Serbia ka marrë hapa kontrovers, përfshirë pezullimin e parlamentit, zbatimin e orëve të zgjatura policore dhe nxitjen e dhunës kundër protestuesve. Përveç kësaj, policia ka arrestuar dhe ndaluar një gazetare hulumtuese, ndërkohë që qeveria ka kufizuar qasjen në informacione mbi prokurimin e pajisjeve mjekësore dhe është kërcënuar kundër punëtorëve shëndetësorë, të cilët kanë kritikuar përgjigjen e saj ndaj krizës publike shëndetësore”, është thënë në raport.




Aty është përmendur edhe se korrupsioni vazhdon të jetë pengesë për specializime mjekësore dhe avancime në karrierë në këtë shtet.


“COVID-19 është edhe krizë për korrupsionin”

Në raportin e publikuar më 28 janar, organizata ndërkombëtare, Transparency International vlerëson se korrupsioni, përveç që ndikon negativisht në qasjen e njerëzve në kujdes më kualitativ shëndetësor, ky problem lidhet me shkallë më të lartë të mortalitetit të foshnjave dhe nënave si dhe me vdekjet nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet e frymëmarrjes si dhe ato kardiovaskulare.


Korrupsioni po ashtu konsiderohet se mbizotëron në përgjigjjen ndaj koronavirusit, duke nisur nga ryshfeti për testet, të cilat identifikojnë këtë virus dhe trajtimi shëndetësor, e deri te prokurimi publik i furnizimeve mjekësore dhe gatishmëria për urgjenca.




“Analiza jonë tregon se korrupsioni devijon fondet nga investimet shumë të nevojshme në kujdesin shëndetësor, duke lënë komunitetin pa mjekë, ilaçe, dhe në disa raste klinike dhe spitale. Përveç kësaj, mungesa e transparencës në shpenzimet publike rrit rrezikun për korrupsion dhe përgjigjje joefektive ndaj krizave”, është thënë në raport.


Udhëheqësja e kësaj organizate Delia Ferreira Rubio, ka thënë se COVID-19, nuk është vetëm krizë shëndetësore dhe ekonomike.


“Është krizë korrupsioni. Dhe krizë, për të cilën jemi duke dështuar në menaxhim”.


Edhe këtë vit, në mesin e shteteve me performancat më të mira në luftim të korrupsionit renditen, Danimarka dhe Zelanda e Re, të përcjella nga Finlanda, Singapori dhe Zvicra.


Të fundit në këtë listë këtë vit gjenden: Sudani Jugor, Somalia, Siria, Jemeni dhe Venezuela.


Përgatiti: Krenare Cubolli





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net