Добавить новость
123ru.net
World News
Январь
2021

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren

0
Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të fillojë punën në terren, në Vuhan të Kinës, pasi anëtarët e tij e kanë përfunduar karantinën.


Ekipi do të hetojë origjinën e koronavirusit të ri që e shkaktoi pandeminë e COVID-19.


Pasi mbërritën në Kinë, atyre iu kërkua të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.


Ata pritet të kalojnë rreth një muaj në Vuhan, në vendin ku koronavirusi ri u zbulua për herë të parë, në fund të vitit 2019. Misioni hulumtues i ekspertëve të OBSH-së është shënuar me vonesa dhe shqetësime në lidhje me qasjen në informacione dhe në njerëz që kanë njohuri për fillimin e përhapjes së virusit.


Pekini deri më tani ka kundërshtuar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur origjinën e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 2.1 milionë njerëz në të gjithë botën.




Kina gjithashtu është kritikuar për kushtet që vendosi për vizitën e ekipit dhe teoritë e qeverisë kineze që thonë se faji për shpërthimin e koronavirusit është diku tjetër. Shkencëtarët ndërkombëtarë i kanë hedhur poshtë ato pretendime.


Familjarët e njerëzve që vdiqën në Vuhan kanë akuzuar autoritetet kineze se kanë fshirë grupin e tyre në mediat sociale duke u bërë presion atyre për të heshtur.


Shtetet e Bashkuara kërkuan një hetim ndërkombëtar "të fuqishëm dhe të qartë".


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se "është e domosdoshme që të hulumtojmë në ditët e para të pandemisë në Kinë", duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetëse të një hetimi ndërkombëtar.


Puna e ekipit të OBSH-së vjen pasi numri i të infektuarve në botë ka arritur në më shumë se 100 milionë persona. Qeveritë po përpiqen të shpërndajnë vaksinat kundër koronavirusit, por janë duke u ballafaquar me probleme në furnizim.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net