Добавить новость
123ru.net
World News
Февраль
2020
1 2 3 4 5
6
7
8
9
10
11 12
13
14
15
16
17
18
19
20 21 22
23
24
25 26
27
28 29

Publikohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së

0
Kolegji i Komisionit Evropian miratoi të mërkurën metodologjinë e re të procesit të anëtarësimit në BE, qëllim i së cilës është rivendosja e perspektivës së besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.


Në konferencën për gazetarë në Bruksel, Varhelyi tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet ta miratojnë metodologjinë e re para Samitit BE-Ballkani Perëndimor - që do të mbahet në muajin maj në Zagreb - dhe paralelisht me fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.


Varhelyi tha se metodologjia e re bazohet në katër parime themelore të besueshmërisë, udhëheqjes më të fortë politike, dinamikës dhe parashikueshmërisë.


"Këto janë parimet me të cilat duam të sigurojmë se procesi do të jetë më i besueshëm, më dinamik dhe i udhëhequr më shumë nga politika", tha Varhelyi.


Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Komisioni ka propozuar "plan të besueshëm dhe dinamik, i cili ia hap rrugën nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut".


"Lajm i mirë për miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së", shkroi von der Layen në Twitter.




Çfarë parasheh metodologjia e re?


Sipas dokumentit që ka parë Radio Evropa e Lirë, metodologjia e re e bën të mundur pezullimin ose kthimin në fillim të bisedimeve të pranimit, në rastet kur vendet kandidate nuk përparojnë në asnjë fushë.


Me këtë metodologji, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë më shumë fuqi për të iniciuar pezullimin e negociatave të pranimit.


Kjo metodologji nuk do të zbatohet për Serbinë dhe Malin e Zi - dy vende që tashmë i kanë nisur negociatat e anëtarësimit - por mbetet e hapur mundësia që edhe ato të përfshihen në qasjen e re nëse pranojnë.


"Derisa përparimi në reforma duhet të inkurajohet dhe të shpërblehet në mënyrë më të prekshme, njësoj nevojitet të ketë edhe masa më vendimtare që do të sanksiononin çdo stagnim serioz ose afatgjatë ose ngecjen në zbatimin e reformave dhe plotësimin e kërkesave të procesit të pranimit", thuhet në dokument.


Metodologjia e re është iniciuar nga Franca, vitin e kaluar.


Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar reforma të mëtejshme nga këto dy vende, por edhe reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net