Добавить новость
123ru.net
World News
Февраль
2020
1 2 3 4 5
6
7
8
9
10
11 12
13
14
15
16
17
18
19
20 21 22
23
24
25 26
27
28 29

Shkupi mirëpret metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së

0
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e mirëpriti metodologjinë e re të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e cila u publikua të mërkurën nga ana e komisionarit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.


Autoritetet e Shkupit janë optimiste se në mars, Komisioni Evropian do të miratojë propozimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se Shkupi nuk druan nga dokumenti i hartuar, ndërsa shprehu bindjen e përmbushjes së detyrimeve për të rrumbullaksuar procesin e integrimit evropian.


“Neve nuk duhet të na frikësojë ky moment, pasi është mënyra e vetme që të mbahen në kondicion elitat politike. Nuk flas vetëm për këtë qeveri, sepse ky është proces që i tejkalon mandatet politike. Ne, elitat politike, kushdo qoftë sot ose nesër, duhet t’i mbajmë nën një presion të madh kondicioni, për të ruajtur dinamikën e reformave”, tha Osmani.


Ai shtoi se për Maqedoninë e Veriut janë të pranueshme katër kriteret e metodologjisë, ndërsa theksoi se vendi është i përgatitur dhe në një garë të barabartë "do të mund të përballej edhe me kushte më rigoroze dhe do t’i kalonte edhe vendet që tashmë janë në bisedime".


Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se pret fillim të negociatave për anëtarësim, por duke e vlerësuar si pozitive mundësinë e ndërprerjes së negociatave në rast regresi.


Kjo, sipas MPJ-së, do të shënojë fillimin e një konkurrence të shëndoshë të reformave mes vendeve të rajonit.


“Mirëpresim përpjekjet e Komisionit Evropian për të përmirësuar procesin e pranimit. Metodologjia e re kontribuon në dimensionin e forcuar politik, por edhe në më shumë dinamizëm, pritshmëri dhe besueshmëri të procesit. Ne besojmë se kjo qasje e rinovuar do të rezultojë në një fitore të dyfishtë në javët e ardhshme: hapjen e negociatave së bashku me një proces të përparuar. Është koha e fundit për të filluar konkurrencën e shëndoshë të reformave në rajonin tonë”, thuhet në një reagim me shkrim të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.


Metodologjia e Komisionit Evropian i hap rrugën nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa bazohet në katër parime themelore të besueshmërisë, udhëheqjes më të fortë politike, dinamikës dhe parashikueshmërisë.


Ajo nuk e përjashton as mundësinë e pezullimit apo të kthimit në fillim të bisedimeve të pranimit nëse shtetet kandidate nuk përparojnë në asnjë fushë.


Metodologjia e re është iniciuar nga Franca, vitin e kaluar.


Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar reforma të mëtejshme nga këto dy vende, por edhe reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net