Добавить новость
123ru.net
World News
Ноябрь
2019

Proceset e shpeshta zgjedhore, dëmtojnë ekonominë e Maqedonisë

0
Formimi i Qeverisë teknike në janar vitit të ardhshëm me mandate deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përkatësisht deri në formimin e Qeverisë së re, do të ketë ndikim në rritjen e ekonomike, theksojnë njohësit e çështjeve ekonomike.


Nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut kanë parashikuar që rritja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm të jetë më e lartë sesa sivjet, megjithëse kanë shtuar se trajektorja që shënon rritjen ekonomisë do të pësojë ngecje për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.




Njohësit e çështjeve ekonomike theksojnë se fushata zgjedhore, e cila ka filluar shumë më herët se afati ligjor, shkakton një ngërç për zhvillimin e ekonomisë, përkatësisht në një atmosferë të këtillë kompanitë më shumë janë të dekurajuar për të investuar.


Visar Ademi, ekspert i ekonomisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjithkund në botë viti zgjedhor për ekonominë paraqet një shok.


Ai nënvizon se me shumë rëndësi sa i përket tejkalimit të të ashtuquajturit shok nga procesi i zgjedhjeve për ekonominë e vendit, do të jetë ajo se në çka do të fokusohet Qeveria e re Maqedonisë së Veriut - politikën e jashtme siç ndodh gjatë qeverisjes aktuale, ose do të vihen në fokus të zhvillimit të biznesit.


“Zgjedhjet kanë ndikimin e vet politik dhe atë ekonomik, për shkak se pasiguria që sjellin paraqet një mesazh për investitorët që të jenë më të kujdesshëm sa u përket investimeve. Aq më tepër tani që Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë goxha strategjike në lidhje me Bashkimin Evropian dhe integrimin e saj dhe çdo kush që do të kishte dashur të investojë, do të duhej t’i përgjigjej kësaj pyetjeje se nga do të vejë Maqedonia e Veriut”, thotë Ademi.




Nga ana tjetër, Marija Zarezankova, ligjëruese në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, thotë se përballja e Maqedonisë së Veriut me shumë procese zgjedhore - ato lokale, presidenciale dhe së fundmi zgjedhjet e parakohshme parlamentare - në një mënyrë të pashmangshme e vendosin në gjumë realizimin e projekteve kapitale dhe investimet.


“Mendoj se një pjesë e madhe e afaristëve, veçanërisht ata që kanë ndërlidhje të caktuara me partitë politike, do të bllokojnë aktivitetet përderisa mos fitohet një pasqyrë më e qartë se kush do të udhëheqë me shtetin”.


“Ata që tani janë me pushtetin, do të synojnë që të përmbyllin projektet e filluara duke mos e ditur se sa është në përputhje me ligjet kjo dhe ata që kanë lidhje me opozitën do të presin që të kalojnë zgjedhjet dhe të bëhet e qartë se me kënd duhet të krijojnë partneritet”, thotë Zarezankova.


Banka Popullore mbetet në parashikimin e saj për rritje ekonomike prej 3.5 për qind për këtë vit, ndërsa 3.8 për qind për vitin e ardhshëm


Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Bezhovska Angelovska, megjithatë ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme të shpallura për në pranverë, përkatësisht më 12 prill, mund ta ngadalësojnë aktivitetin ekonomik.


Sipas Angellkovskas, edhe këtë vit ka dështuar realizimi i investimeve kapitale, dhe është vërejtur edhe rritje e borxhit.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net