Raportet me Kosovën, në fokus të takimeve të Vuçiqit në SHBA
Vuçiq, deklaroi se Kosova ishte gjithashtu temë mbizotëruese në bisedimet që ka pasur me nënkryetarin e Këshillit Atlantik, Damon Wilson.
"Mbrojtja e interesave të popullit serb në Kosovë dhe ruajtja e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Serbisë ishin thelbi i angazhimit tim në bisedën me Wilson", tha Vuçiq.
Vuçiç u takua mbrëmë në Nju Jork edhe me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.
Ai tha se i ka kërkuar Pompeos që Shtetet e Bashkuara të shtojnë presionin ndaj Kosovës, për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet të dyja vendeve.
Në anën tjetër, Departamenti i Shtetit, përmes një komunikate, njoftoi se sekretari Pompeo, ka kërkuar rinisjen e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.
Palmer: SHBA-ja nuk është e gatshme që të vulosë çfarëdo marrëveshjeje
Vuçiq: Dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë në dhjetor
