Mijëra vetë rrethojnë selinë e policisë në Hong Kong
Policia kërkoi nga protestuesit të tërhiqen paqësisht, duke thënë se prania e tyre "do të ndikojë seriozisht" në shërbimet emergjente.
Miliona njerëz kanë protestuar kundër ligjit në javët e fundit, ndërsa ka pasur edhe dhunë midis tyre dhe policisë.
Ligji, i cili lejon ekstradimin në Kinë, është pezulluar tashmë.
Kritikët thonë se ai e dëmton pavarësinë gjyqësore të Hong Kongut.
Hong Kongu është pjesë e Kinës qysh në vitin 1997, nën parimin "një shtet, dy sisteme", i cili mundëson disa liri dhe të drejta që nuk zbatohen në Kinë.
Protesta e së premtes vjen një ditë pasi qeveria shpërfilli një afat të caktuar nga një grup studentësh në Hong Kong, i cili kërkoi që ligji të shfuqizohet tërësisht.
Më shumë në këtë temë:
Udhëheqësja e Hong Kongut kërkon falje për ligjin për ekstradim
Policia përdor plumba gome ndaj protestuesve në Hong Kong
