Добавить новость
123ru.net
World News
Май
2019

SHBA: Pasoja “shkatërruese” për Turqinë nëse e blen sistemin rus

0
Një zyrtare e lartë e Pentagonit ka paralajmëruar përsëri Turqinë për pasojat e blerjes së një sistemi të mbrojtjes raketore nga Rusia. Presioni i fundit amerikan ndaj Turqisë, bëhet pavarësisht vendosmërisë së deklaruar të Ankarasë për të realizuar marrëveshjen me rusët.


Ndihmës-sekretarja e mbrojtjes, Kathryn Wheelbarger, tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga ana e Turqisë, do të kishte një efekt "shkatërrues" për raportet e saj me aleatët tjerë të NATO-s, si dhe pjesëmarrjen e saj në programin e furnizimit me aeroplanë luftarakë të SHBA-së, F-35.


"Përfundimi i këtij transaksioni do të ishte shkatërrues, jo vetëm për programin F-35, në të cilin Perëndimi ka integruar aftësinë ajrore të modernizuar të saj, por kjo do të mund të shkëpuste ndërveprimin turk me NATO-n, një aspekt kyç i mbrojtjes së aleancës”, tha Wheelbarger gjatë një fjalimi në Këshillin Atlantik në Uashington.


"Le të jetë e qartë, S-400 është një sistem rus i projektuar për të rrëzuar një avion si F-35, dhe është e pakonceptueshme të imagjinohet se Rusia nuk përfiton nga kjo marrëveshje me Turqinë", shtoi ajo.




Zyrtarja e lartë amerikane tërhoqi vërejtjen se nëse ky sistem rus integrohet në ndonjë vend aleat të NATO-s atëherë kjo e minon aftësinë e SHBA-së për të ndihmuar këto vende të mbrojnë veten e tyre.


Turqia, si anëtare e NATO-s, po merr pjesë në prodhimin e avionit luftarak amerikan për përdorim nga ushtarët e aleancës dhe ka në plan vetë të blejë 100 avionë luftarakë nga SHBA-ja.




Por, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Ankaraja të heqë dorë nga marrëveshja për blerjen e sistemit rus dhe aleatët e NATO-s, gjithashtu, kanë shprehur shqetësime rreth kërcënimit të mundshëm që ky sistem paraqet për avionët luftarakë të prodhuar nga SHBA-ja.


Uashingtoni ka paralajmëruar Ankaranë se mund të përballet me sanksione nëse Turqia e vazhdon marrëveshjen me rusët.


Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë, po ashtu, se kompanitë turke do të eliminohen nga puna e prodhimit që lidhet me programin e avionëve F-35.


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka refuzuar të marrë në konsideratë anulimin e blerjes së raketave dhe e ka quajtur atë një "marrëveshje të kryer". Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë së fundmi se Turqia ka dërguar tashmë personel në Rusi për trajnimin në sistemin e raketave.


Përgatiti: Kestrin Kumnova





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net