Добавить новость
123ru.net
World News
Май
2019

Kosova e shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

0
Qeveria e Kosovës e ka shpallur person “non-grata” (të padëshirueshëm) punonjësin rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK),Mikhail Krasnoshchenkov. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. Vendimi, sipas kryeministrit, është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus, kundër rendit kushtetues të Kosovës.


“Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.




Deri më tani, UNMIK-u nuk është deklaruar për vendimin e autoriteteve të Kosovës. Megjithatë, bazuar në një deklaratë të mëparshme të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutteres, “doktrina e personave non-grata nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara”.  Ky qëndrim u tha kur Qeveria e Somalisë e shpalli person non-grata Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm në Somali, Nicholas Haysom.


“Siç thuhet në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, kjo doktrinë zbatohet për marrëdhëniet diplomatike dypalëshe ndërmjet shteteve. OKB-ja nuk është shtet dhe stafi i tij nuk është i akredituar në vendet ku ata janë të vendosur, por punojnë nën përgjegjësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ", ishte thënë në reagimin e OKB-së ndaj vendimit të Somalisë.


Shtetasi rus, Mikhail Krasnoshçekov, dhe një pjesëtar tjetër i UNMIK-ut, janë arrestuar më 28 maj pasi janë gjendur në afërsi të disa barrikadave, përmes së cilave është tentuar të pengohet Policia e Kosovës, teksa ka qenë duke realizuar një aksion policor për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar heqjen e imunitetit të shtetasit rus dhe punëtorit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK.


Ndërkohë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë përmes një komunikate për media, të enjten, tha se secila kërkesë për heqje të imunitetit do të dërgohet nga UNMIK-u në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe do të trajtohet në përputhje me procedurat e OKB-së.


UNMIK-u njoftoi se pjesëtari rus i këtij misioni, që është arrestuar dhe më pas liruar në Kosovë, është transferuar në Beograd për trajtim mjekësor.


 





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net