Putin: Rusia bën shumë për stabilitetin në Ballkan
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij po bën shumë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ambasadorët e rinj në Rusi, Putin kujtoi, siç tha ai, "takimin kuptimplotë" me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që zhvilloi në fund të vitit të kaluar në Soçi. "Janë arritur një numër marrëveshjesh për bashkëpunimin ruso-serb në fushat e ekonomisë, tregtisë, energjisë, kulturës dhe për koordinimin në çështjet rajonale," tha Putin të mërkurën në Kremlin. Читать дальше...
