Hahn bisedon për taksën me Thaçin, Haradinajn dhe Vuçiqin
Përmes një postimi në Twitter, Hahn theksoi se gjatë bisedimeve, është rënë dakord për nevojën urgjente për qetësi në interes të gjithë rajonit.
“Bisedova me Vuçiqin, Thaçin dhe Haradinajn sot. U pajtuam për nevojën urgjente për qetësi dhe mospërshkallëzim në interes të gjithë rajonit. U ofrova ndihmën që të punojmë në mënyrë të shpejtë dhe zgjidhje praktike të çështjes së CEFTA-s”, shkruan Hahn.
